Bota

Përmend sërish Kosovën/ Trump: Duhet të më kishin dhënë Çmimin Nobel për Paqen 4-5 herë deri tani

Me këtë rast, ai foli në "Truth Social" për të nxjerrë në pah marrëveshjen e paqes që ai tha se administrata e tij ndërmjetësoi midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

k.m.
Përmend sërish Kosovën/ Trump: Duhet të më kishin
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump u nominua nga Pakistani për Çmimin Nobel për Paqen. Me këtë rast, ai foli në "Truth Social" për të nxjerrë në pah marrëveshjen e paqes që ai tha se administrata e tij ndërmjetësoi midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës. Por po ashtu, me tone ankese, shtoi se atij do vazhdohej që t'i mohohej Çmimi Nobel për Paqen pavarësisht gjithçkaje.

“Kjo është një ditë e madhe për Afrikën dhe, sinqerisht, një ditë e madhe për botën. Nuk do të marr Çmimin Nobel për Paqen për këtë,”- shtoi Trump, përpara se të rendiste negociatat e tjera që ai thotë se ka zhvilluar administrata e tij, duke përfshirë sipas tij përfundimin e luftës midis Serbisë dhe Kosovës dhe ruajtjen e paqes midis Egjiptit dhe Etiopisë.

“Jo, nuk do të marr Çmimin Nobel për Paqen, pavarësisht se çfarë bëj, përfshirë Rusinë/Ukrainën dhe Izraelin/Iranin, cilatdo qofshin këto rezultate, por njerëzit e dinë dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi për mua,”- shkroi presidenti.

Ai shtoi se duhej ta kishte marrë atë çmim të paktën 4 deri në 5 herë deri më tani.

Fondacionet Nobel në Stokholm dhe Oslo tradicionalisht e kanë mbajtur sekret se kush është nominuar për Çmimet Nobel për 50 vjet. Megjithatë, herë pas here ndodh që të nominuarit të zbulojnë me iniciativën e tyre se kë kanë nominuar si kandidat për një nga çmimet. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti do të shpallet më 10 tetor. Çmimi do të jepet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896)./ZËRI

Poll

MOS HUMB