Bota

Gjyqi i Diddy-t/ Shishe me vaj bebesh dhe lubrifikues, çfarë u gjet brenda shtëpisë së reperit, dëshmia e ish-asistentit

Reperi është në gjyq për abuzime seksuale.

k.m.

Gjyqi i Diddy-t/ Shishe me vaj bebesh dhe lubrifikues, çfarë u gjet

SHBA- Ish-asistenti i Diddy-t, Brendan Paul ka ngritur akuza të rënda kundër ish-shefit të tij, duke pretenduar se ai i bleu drogë dhe organizoi të ashtuquajturat festa "Freak-Offs". Këtij dëshmitari iu dha imunitet për të dëshmuar rreth varësive të dyshuara të Combs nga droga dhe takimeve seksuale. Brendan Paul, i cili punoi si asistent i Combs midis viteve 2022 dhe 2024, i tha jurisë se e pa për herë të fundit Combs ditën që u arrestua, në aeroportin e Miamit. Ai u arrestua me një qese me kokainë, të cilën tha se e mori nga dhoma e reperit me urdhër të tij.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tha se Combs donte që asistentët e tij të "vepronin si SEAL Team Six" dhe të ishin aty për të sa herë ai kishte nevojë për ta. Detyrat e tij, dëshmoi ai, konsistonin në furnizimin e Diddy-t me drogë, duke përfshirë ketaminë, kokainë, një përzierje rozë dhe një kile nga lloji i preferuar i marijuanës së shefit të tij.

Ai zbuloi se festat mbaheshin kryesisht në hotele, deri në nëntor 2023, kur Combs u padit nga ish-partnerja e tij, Cassie Ventura. Pas padisë, "takimet e çmendura" tani mbaheshin në shtëpi private.

Ashtu si ish-punonjës të tjerë që kanë dëshmuar, Paul e përshkroi Combs si një punëdhënës kërkues që shpesh i ndëshkonte asistentët e tij për shkelje të vogla. Ai tha se e pushoi nga puna "dy ose tre herë " - një herë sepse kishte harruar të sillte një çantë para një shëtitjeje. Ai mori disa javë pushim dhe përfundimisht u kthye në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. 

Ndërkohë paralelisht mediat amerikane kanë zbuluar foto të reja nga rezidenca e Sean Diddy Combs. Në foto duken armë zjarri të llojeve të ndryshme, drogëra të të gjitha llojeve dhe rafte e çanteme shishe vaji bebesh.

Agjenti Andre Lamon ka dëshmuar se në shtëpinë e tij u gjetën 900 shishe lubrifikues dhe 200 shishe vaj bebesh. Sendet janë sekuestruar nga vendimi i kontrollit të shtëpisë së Combs në Holmby Hills. Në foto duken edhe veshjet seksi që Combs i vishte vajzave me të cilat organizonte festat e tij të çmendura. 

Diddy po përballet me akuza të rënda për shfrytëzim seksual, komplot për të kryer zhvatje dhe prostitucion. Nëse ai shpallet fajtor do të dënohet me burg përjetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB