Bota

Shëndeti mendor, alarm për të rinjtë! OBSH: 17% e popullsisë në Europë është e prekur

Statistikat janë shqetësuese: 1 në 6 persona jeton me një problem të shëndetit mendor, ndërsa 1 në 3 nuk trajtohet fare.

F.I
Shëndeti mendor, alarm për të rinjtë! OBSH: 17% e
FOTO ILUSTRUESE

EUROPË-Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin, duke treguar se rreth 17% e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me probleme të shëndetit mendor.

Psikiatër dhe psikologë prej vitesh flasin për një epidemi që prek kryesisht adoleshentët, të rinjtë dhe të moshuarit, duke përfshirë simptoma si ankthi, çrregullimet e humorit dhe depresioni. Statistikat janë shqetësuese:

-1 në 6 persona në Rajon jeton me një gjendje të shëndetit mendor.
-1 në 3 persona me një gjendje të shëndetit mendor nuk merr trajtimin që u nevojitet.
-1 në 4 persona me psikozë nuk merr asnjë trajtim ose kujdes formal.
-Mbi 150 000 njerëz vdesin nga vetëvrasja çdo vit - kjo është gati 400 vetëvrasje çdo ditë.
-Vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.
-Gjatë pandemisë COVID-19, prevalenca e ankthit dhe depresionit u rrit me 25% në nivel global.
-Rajoni përballet me një mungesë kritike të punonjësve të shëndetësisë, veçanërisht të profesionistëve të shëndetit mendor.
-Më shumë se 1 në 10 (11%) adoleshentë tregojnë shenja të sjelljes problematike në mediat sociale.
-Një e katërta e vajzave 15-vjeçare raportojnë se ndihen të vetmuara shumicën ose gjatë gjithë kohës.
-1 në 4 të moshuar mbi 60 vjeç raportojnë se ndihen të vetmuar.

Pandemia e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen, me një rritje të ndjeshme të rasteve, ndërsa rrjetet sociale po shihen si faktor ndikues për rreth 11% të adoleshentëve që shfaqin shqetësime të rënda. E veçanta është se 25% e vajzave 15-vjeçare ndihen të vetmuara, ashtu si 1 në 4 persona mbi 60 vjeç.

Ekspertët kërkojnë që shëndeti mendor të vendoset në qendër të politikave shëndetësore, me më shumë mbështetje institucionale dhe ndërhyrje të hershme për të shmangur përkeqësimin e situatës. Vetmia, presioni social dhe mungesa e mbështetjes psikologjike po i kthejnë sfidat mendore në një krizë të mirëfilltë shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB