Bota

Përfundon mbledhja e Këshilllit të Luftës, Izraeli ende pa SKENAR si dhe kur do i përgjigjet Iranit

Në fund anëtarët e Këshillit të kryesuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, deklaruan se kundërpërgjigjia po studiohet duke lënë të kuptohet se Izreli po dëgjon këshillat e perëndimit dhe nuk dëshiron një front të ri lufte në Lindjen e Mesme.

E.K
Përfundon mbledhja e Këshilllit të Luftës, Izraeli ende pa
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Luftës, Izrael

IZRAEL- Përfundon mbledhja e dytë në pak orë e Këshillit të Luftës në Izrael, i cili sërish nuk doli me një vendim të qartë se si dhe kur do ti kundërpërgjigjet Iranit, pas sulmit me drone dhe raketa balistike të shtunën. Në fund anëtarët e Këshillit të kryesuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, deklaruan se kundërpërgjigjia po studiohet duke lënë të kuptohet se Izreli po dëgjon këshillat e perëndimit dhe nuk dëshiron një front të ri lufte në Lindjen e Mesme.

Pra, midis një ekuacioni të vështirë që Këshilli i Luftës i Izraelit po përpiqet të zgjidhë dhe euforisë së përgjithshme që mbizotëron në Teheran, SHBA, Francë dhe Britani si dhe vendet arabe properëndimore, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jordania paralajmërojnë Tel Avivin për të shmangur çdo aktivitet që mund të shkaktojë një shpërthim rajonal dhe luftë.

Më konkretisht, SHBA-ja e bën të qartë se nuk bëhet fjalë për të mbështetur një sulm izraelit kundër Iranit, që do të thotë se forcat e armatosura izraelite do të kenë shumë më pak aftësi ushtarake dhe aftësi teknologjike nëse zgjedhin një sulm të vetëm. Disa qarqe në Tel Aviv dhe brenda ushtrisë izraelite lënë të kuptohet se nëse merret një vendim për t'u hakmarrë, atëherë një sulm i tillë mund të kryhet brenda orëve të ardhshme, "madje edhe sot", sipas burimeve ushtarake që folën në kushte anonimiteti.

Irani nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet, por do të përgjigjet menjëherë dhe më me forcë se më parë nëse Izraeli hakmerret, i tha sot ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian homologut të tij britanik, sipas mediave shtetërore iraniane.

Republika Islamike gjuajti drone dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë në shenjë hakmarrjeje për një sulm ndaj ambasadës iraniane në Damask, duke nxitur frikën për një luftë më të gjerë rajonale që mund të shpërthejë në vazhdën e luftës midis Izraelit dhe Hamasit./ZËRI

Poll

MOS HUMB