Bota

Pas kryeministrit, Maqedonia e Veriut do të ketë edhe presidentin shqiptar?

Pasi Talat Xhaferi u bë kryeministër i RMV, kreu i ASH Arben Taravari shpalli kandidaturën për president.

D.XH
Pas kryeministrit, Maqedonia e Veriut do të ketë edhe presidentin
Arben Taravari

SHKUP – Maqedonia e Veriut ka tashmë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi. Ndërsa, nuk përjashtohet mundësia që RMV të ketë edhe presidentin shqiptar.

Kjo pasi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut. Me anë të një deklarate për mediet, Taravari tha se ka ardhur koha që shteti fqinj të ketë një president shqiptar.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpallur kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush”, tha ai.

Kujtojmë se Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut./ZËRI/

Poll

MOS HUMB