Bota

“Prindi 1 dhe prindi 2”, Gjykata e Apelit në Romë shfuqizon dekretin e Salvinit

Vendimi i Gjykatës së Apelit detyron Ministrinë e Brendshme të mos vendosë fjalën nënë/baba në dokumentet e fëmijëve

E.K
“Prindi 1 dhe prindi 2”, Gjykata e Apelit në Romë
Prindi 1 dhe prindi 2

ITALI- Fjalët “prindi 1” dhe “prindi 2” duhet të përdoren në kartën e identitetit të të miturve për të treguar prindërit e tyre në Itali. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Romës, e cila shfyqizoi një dekret të Ministrisë së Brendshme të vitit 2019, të drejtuar në atë kohë nga Matteo Salvini.

Me vendimin e sotëm, Ministria nuk mund të të zbatojë në kartat elektronike të identitetit të lëshuara për të miturit, formulimin “prindër” ose formulim tjetër që korrespondon me gjininë e prindit.

Sipas shoqatës së “Familjeve Ylber” gjyqtarët e shkallës së dytë kanë “ripohuar një koncept shumë të thjeshtë, që në kartën e identitetit të një fëmije nuk mund të tregohen të dhëna personale përveç atyre që figurojnë në regjistrat e gjendjes civile". 

Historia nisi në vitin 2019, kur një dekret i firmosur nga ministri i atëhershëm Matteo Salvini vendosi fjalët nënë/baba në dokumente në vend të “prindërve”.

“Ne do të mbrojmë familjen natyrale të themeluar në bashkimin midis një burri dhe një gruaje”, deklaroi Salvini asokohe.

Poll

MOS HUMB