
BAR- 4 persona kanë ndërruar jetë nga një zjarr që ka rënë në një barake në Mal të Zi. Mes viktimave janë edhe 3 të mitur dhe një grua, që deri më tani nuk janë identifikuar. Nga zjarri një person ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar djegie të lehta, e fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokurorja Mirjana Tankosiç Vuçiniç, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, tha se jozyrtarisht mendohet se shkak për zjarrin është bërë një sobë me drru, por pritet që hetimet më të thelluara të zbulojnë shkakun e vërtetë të zjarit. Sipas grupit hetimor, në vendin e ngjarjes, shkaku i zjarrit do të dihet pas 2-3 ditësh.

Po ashtu, edhe Kryqi i Kuq ndodhet në terren, duke sjellë ushqime dhe ndihmë për familjet e viktimave./ZËRI