Bota

PANIK në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në New York, 22 pasagjerë përfundojnë në spital

Boeing 787-10 Dreamliner i United Airlines nga Tel Avivi në Izrael po shkonte për në aeroportin e Newark të premten, por u detyrua të prekë 70 milje larg në Aeroportin Ndërkombëtar të New York Stewart.

a.l
PANIK në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në New York, 22
Avion

SHBA- Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë fluturimit në New York, ku për shkak të turbulencave ekstreme avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente. Siç raportojnë mediat amerikane, 22 persona kanë mbetur të plagosur. 

Boeing 787-10 Dreamliner i United Airlines nga Tel Avivi në Izrael po shkonte për në aeroportin e Newark të premten, por u detyrua të prekë 70 milje larg në Aeroportin Ndërkombëtar të New York Stewart. Thuhet se avioni ka hasur në erëra të forta, të cilat kanë bërë që klientët të ankohen për të përziera dhe dhimbje gjoksi gjatë turbulencës.

Pas uljes, shtatë pasagjerë u dërguan me urgjencë në spital dhe 15 të tjerë u trajtuan në vend për lëndime, raportoi Sun të shtunën. Në bord ishin 312./ZËRI

Poll

MOS HUMB