IZRAEL- Më shumë se 260 trupa thuhet se janë hequr nga vendi i një festivali muzikor në jug të Izraelit, i cili u sulmua në orët e para të së shtunës. Një ekip i CNN ka qenë i pranishëm në skenën e festivalit të hapur, në të cilën ka parë dhjetëra trupa. Shumë të tjerë dyshohet se janë marrë peng nga militantët e Hamasit.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë festival nuk kishin se ku të fshiheshin pasi bëhej fjalë për një terren të hapur, ndërsa skena është raportuar nga gazetarët e CNN si një poligon qitje.
Organizatorët e festivalit thanë në një deklaratë në rrjetet sociale se po ndihmojnë forcat e sigurisë për të gjurmuar personat e zhdukur që morën pjesë në ngjarje.
Sulmi në festivalin e muzikës ishte pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Izraelit nga terroristët e Hamasit, të cilët depërtuan një gardh të fortifikuar kufitar në një sulm të paprecedentë të papritur që filloi të shtunën.
Disa prej tyre madje u hodhën me parashutë në zonën e festivalit dhe hapën zjarr.
Çfarë ka ndodhur deri tani në frontin e luftës
Izraeli po lufton ende me militantët palestinezë në "shtatë deri në tetë vende" në territorin e tij, thotë ushtria.
Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet e tij, duke përfshirë 260 në një festival muzikor.
Dhe më shumë se 400 kanë vdekur në Gaza, pasi Izraeli filloi sulmet ajrore hakmarrëse.
Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë goditur mbi 500 objektiva "terroristë" në Gaza gjatë natës.
Izraeli thotë se "shumica" e pikave të depërtimit nga Gaza në Izrael janë mbyllur, kryesisht me tanke.
Por ushtria thotë se "nuk mund ta mohojë" se luftëtarët mund të vazhdojnë të kalojnë në Izrael nga Gaza./Zëri.ai