
BEOGRAD- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra, të cilat e kanë ka quajtur “vrasës” teksa ai ecte nëpër Beograd. Ndërsa po ecte në një nga sheshet e Beogradit me bashkëshorten e tij, e rrethuan dhe e akuzuan për pjesëmarrjen e shtetit të tij në bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë në vitin 1999.
“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja. Vrasësi i fëmijëve po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja,”-dëgjohet duke thënë njëra nga gratë në një video që është publikuar në rrjetet sociale. Po ashtu, dëgjohen edhe thirrje: Kosova është pjesë e Serbi dhe Populli serb është me Rusinë.
Megjithatë edhe pse ka kthyer kokën, diplomati amerikan nuk ka reaguar, edhe pse kupton dhe flet shumë mirë serbisht.
Christopher Hill, ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane. Në tetor 2021, atij iu kërkua të kthehej në shërbimin diplomatik kur Presidenti Biden e emëroi atë si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Republikën e Serbisë. Ai konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999./Zëri.ai