Bota

VD- Babai shpëton familjen, por vetë s'ia del dot! I marrin jetën plumbat e Hamasit

Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila është kapur nga një kamera sigurie, shihet një familje izraelite e cila arrin t'i shpëtojë organizatës të Hamasit.

k.m.
VD- Babai shpëton familjen, por vetë s'ia del dot! I marrin
Foto nga videoja

IZRAEL- Një skenë tronditëse është regjistruar në një qytet të Izraelit, gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, e cila tregon vrazhdësinë e luftës që po vazhdon për të dytën ditë radhazi. Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila është kapur nga një kamera sigurie, shihet një familje izraelite e cila arrin t'i shpëtojë organizatës të Hamasit.

Kryefamiljafri ka arritur të gjejë një rrugë të sigurt për të dalë nga shtëpia për familjen e tij, e cila ka dhjetë anëtarë, mes tyre edhe fëmijë. E ndërsa fëmijët janë të parët që dalin nga shtëpia dhe ikin nga çatia, nga dritarja, të ndjekur nga të rriturit. Në fund të videos shihet se si ai arrin që të shpëtojë gjithë familjen e tij, por vetë ndërron jetë. Pasi humb jetën nga plumbat, ai bie nga dritarja.

Por familja e tij shpëton dhe largohen në kërkim të një strehe./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB