Aktualitet

Pse RENEA 'zbarkoi' dje te Kyeministria? Shefi i Sigurisë Publike: Një telefonatë...po qëllohej me armë

Sipas Nushit, angazhimi i RENEA-s erdhi pas një telefonate të mbërritur në sallën operative, sipas së cilës, ishte sinjalizuar një rrezik i mundshëm për jetën e punonjësve të Policisë në terren. 

zh.ll
Pse RENEA 'zbarkoi' dje te Kyeministria? Shefi i Sigurisë
albert nushi

TIRANË- Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike, Albert Nushi, ka sqaruar praninë e forcave speciale RENEA, të cilat mbrëmjen e së shtunës rrethuan godinën e Kryeministrisë.

Sipas Nushit, angazhimi i RENEA-s erdhi pas një telefonate të mbërritur në sallën operative, sipas së cilës, ishte sinjalizuar një rrezik i mundshëm për jetën e punonjësve të Policisë në terren. Shefi i Sigurisë bëri me dij e se sipas telefonatës, në momentin e sulmeve piroteknike ndaj policisë po qëllohej me armë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë, sipas së cilës, mes protestuesve kishte elementë të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri në momentin e sulmeve me lëndë piroteknike ndaj Policisë. Përballë kësaj dhune dhe thirrjeve për vrasje, duke qenë se edhe ditën e djeshme sulmet ndaj Policisë kanë qenë të paprecedenta, Policia e Shtetit mori masa shtesë. Për të mbrojtur jetën e punonjësve të Policisë në terren, të cilët janë të paarmatosur, në zbatim të ligjit për tubimet, në terren kanë dalë edhe strukturat speciale RENEA, pasi, bazuar në telefonatën e ardhur në sallën operative, ekzistonte rreziku për jetën e punonjësve të Policisë", tha Shefi i Sigurisë.

Forcat RENEA rrethuan mbrëmjen e djeshme godinën e Kryeministrisë, pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Sipas raportimeve, tre autoblinda të RENEA-s u pozicionuan pranë godinës qeveritare në rast të përshkallëzimit të situatës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB