Bota

‘Pa fermerët do hani mbeturina’! Protestë me traktorë në Romë

Fermerët po protestojnë kudo në Europë.

D.XH
‘Pa fermerët do hani mbeturina’! Protestë me traktorë
Protesta e fermereve ne Itali

ROMË- Afër 1500 fermerë italianë kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar në ‘Circus Maximus’ në Romë.

Ata kanë protestuar kundër politikave të qeverisë italiane dhe të Bashkimit Europian. Protesta është zhvilluar pa trazira ose incidente. Traktorët kanë “pushtuar” sheshin dhe po iu binin borive.

Në demonstratë merrnin pjesë fermerë nga zona të ndryshme të Italisë. Fermerët mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku ndër të tjera thuhej “Pa fermerët do të hani mbeturinat”.

Një nga drejtuesit e protestave theksoi se fermerët nuk mund të vazhdojnë që të jenë skllevër. Ai shtoi se fermerët kërkojnë trajtim me dinjitet, pasi përndryshe, do të shkatërrohet edhe zinxhiri i mënyrës si ushqehet popullsia./ZËRI/

Poll

MOS HUMB