Aktualitet

‘Po na hedhin në rrugë’, fermerët e Kolonjës denoncojnë: IKMT po na prish stallat

Fermerët shprehen të indinjuar, pasi policia u ka shkuar për t'ju prishur stallat, duke mos pasur asnjë lloj dokumentacioni.

D.XH
‘Po na hedhin në rrugë’, fermerët e Kolonjës
Fermeret ne Kolonje

KOLONJË – Një denoncim për një aksion të zhvilluar nga IKMT-ja, është bërë në Kolonjë. Forca të shumta policie, inspektori për zonën dhe një fadromë e IKMT-së, janë paraqitur pranë fshatit Borovë dhe duan të prishin disa stalla ta bagëtive, që janë ndërtuar poshtë një ure, në atë zonë, nga ana e fermerëve.

Fermerët shprehen se policët dhe punonjësit e bashkisë janë paraqitur për të zhvilluar aksionin, pa pasur asnjë lloj shkrese me vete. “Kanë ardhur gjithë këta policë këtu, për disa dele. Nuk iu vjen zor, ka ardhur një batalion policësh, për një stallë delesh, a thua se ka ndodhur ndonjë vrasje. Ku e keni shkresën, zotërinj? Vini këtu policë dhe punonjës bashkie e nuk keni qoftë edhe një shkresë”, tha një nga fermerët.

Blegtorët thanë se janë të vetmit që kanë mbetur në këtë zonë. Ata thanë se Bashkia e Kolonjës, në vend që t’i ndihmojë, është duke i hedhur në rrugë. Fermerët shprehen se nuk kanë ku t’i çojnë delet, në mes të dimrit. “Ne jemi një biznes, prej shumë vitesh ndodhemi në treg. Ne mbajmë gjithçka bio. Ndihemi të cënuar nga Bashkia e Kolonjës. Po na hedhin në rrugë, në vend që të na ndihmojnë si fermerë e si biznese familjare”, deklaroi një tjetër blegtor./ZËRI/

Poll

MOS HUMB