
MOSKË- Një luftë deklaratash ka shpërthyer mes Rusisë dhe Perëndimit pas njoftimit për vdekjen e Alexei Navalny. Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse në dekadën e fundit ka vdekur në një burg të Rrethit Arktik, ku po vuante një dënim 19-vjeçar. Perëndimi ka drejtuar gishtin nga Kremlini si përgjegjës për vdekjen e papritur. Ndërsa nga ana tjetër kryetari i Dumës Shtetërore, dhoma e ulët e Rusisë, Vychislav Volodin, argumentoi se udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas ishin përgjegjës dhe përfituan nga vdekja e tij.
REAGIMET:
Gruaja e Navalny-t
“Nëse lajmi i vdekjes është i vërtetë, unë do të doja që Putini, i gjithë stafi i tij, i gjithë rrethimi i tij, e gjithë qeveria e tij, miqtë e tij, të dinë se do të ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendit tonë, familjes time dhe burrit tim. Ata do vendosen para drejtësisë dhe ajo ditë do të vijë shumë shpejt. Unë do të doja t'i bëja një thirrje komunitetit ndërkombëtar, të gjithë popujve të botës, të mblidhen dhe të luftojnë këtë të keqe, kundër këtij regjimi të tmerrshëm që po mundon Rusinë sot dhe që ky regjim dhe Vladimir Putin të konsiderohen personalisht përgjegjës. për të gjitha mizoritë që kanë bërë në vendin tonë vitet e fundit.”
Nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, tha se nuk donte "ngushëllime".
Këshilli i Evropës vlerëson se nuk ka "asnjë dyshim" për faktin se Moska mban "përgjegjësinë e plotë" për vdekjen e disidentit rus.
Biden: Putin është përgjegjës
“Nuk jam i befasuar, por jam gjithashtu i indinjuar nga lajmet. Mos bëni gabim. Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny,”- tha Joe Biden në deklaratat e tij për vdekjen e Navalny.
Kamala Harris: Vdekja e Navalny është një shembull i brutalitetit të Putinit
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris e përshkroi vdekjen e disidentit rus si një "shembull të brutalitetit" të Vladimir Putin.
"Është absolutisht e qartë se Putini është përgjegjës," tha Kamala Harris nga Konferenca e Sigurisë në Mynih që po merr pjesë.
Blinken: Raportet, nëse konfirmohen, nxjerrin në pah kalbjen në sistemin e Putinit
"Dobësia dhe kalbëzimi i sistemit të ndërtuar nga Vladimir Putin në Rusi theksohet nga raportet. Vdekja e tij në një burg rus, obsesioni dhe frika e një njeriu të caktuar, vetëm sa nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që ndërtoi Putini. Rusia është përgjegjëse për këtë.”
Macron: Rusia e sotme dënon me vdekje shpirtrat e lirë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur “zemërimin dhe neverinë” e tij për vdekjen e disidentit të burgosur Alexei Navalny.
“Në Rusinë e sotme, ata vendosin shpirtrat e lirë në gulag dhe i dënojnë me vdekje. “Mendimet e mia janë me familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus,”- shtoi ai.
Merkel: Navalny është viktimë e pushtetit shtetëror
Për gazetën BILD, Merkel tha se: Opozitari është viktimë e pushtetit represiv të Rusisë. Është e tmerrshme. Ai ishte zë i guximshëm e i patrembur për mëmëdheun. Ngushëllimet e mia shkojnë për gruan, fëmijët, miqtë dhe kolegët e tij.
Ministri i Jashtëm britanik: Putin duhet të jetë “i përgjegjshëm”
“Navalni luftoi me guxim kundër korrupsionit. Rusia e Putinit sajoi akuza kundër tij, e helmoi, e dërgoi në një koloni penale dhe tani ai vdiq në një mënyrë tragjike. Putini duhet të mbahet përgjegjës për atë që ndodhi - askush nuk duhet të vërë në dyshim të tmerrshmen dhe natyrën e regjimit të tij,"-tha David Cameron në një postim në X. "
Trudeau: Një kujtesë se çfarë "përbindësh" është Vladimir Putin
“Ai ishte një luftëtar kaq i fortë për demokracinë, për liritë e popullit rus. Kjo vërtet tregon se sa larg ka shkuar Putini, për të shtypur këdo që lufton për lirinë e popullit rus. Vdekja e Navalny-t është një tragjedi dhe është një kujtesë për të gjithë botën se çfarë përbindëshi është Putini”.
Zelenskyy: Është e qartë, Putin e vrau atë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu referuar vdekjes së Alexei Navalny, u tha gazetarëve: Është e qartë: ai u vra nga Putini, pasi mijëra të tjerë u torturuan dhe u martirizuan nga kjo qenie. Putinit nuk i intereson kush vdes, për sa kohë që ai mban pozicionin e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai nuk duhet të mbajë asgjë. Putini duhet të humbasë gjithçka dhe të përgjigjet për atë që ka bërë.
Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI