
EGJIPT - Autoritetet egjiptiane po ndërtojnë një kamp të madh, të rrethuar me mure të larta betoni, në shkretëtirën e Sinait, raportoi të enjten Wall Street Journal. Kajro është shqetësuar për një eksod të mundshëm masiv nga Rripi i Gazës, kur ushtria izraelite pritet të fillojë një ofensivë tokësore në Rafah, shpjegon raporti.
Gazeta, duke cituar zyrtarë dhe ekspertë egjiptianë, tha se rreth 100,000 njerëz mund të strehohen në tenda në kamp, i cili është jo shumë larg kufirit me Rripin e Gazës. Në javët e fundit, autoritetet egjiptiane kanë rritur masat e sigurisë, duke vendosur trupa, transportues të blinduar të personelit dhe duke ngritur ose forcuar gardhe, për të parandaluar një fluks masiv refugjatësh nga enklava palestineze.
Kampi po ndërtohet si një masë paraprake, në rast se një numër i madh njerëzish nga Gaza kalojnë kufirin, sipas Wall Street Journal. Guvernatori në provincën e Sinait të Veriut ka mohuar se kampi është duke u ndërtuar për palestinezët, duke thënë se ai është menduar për egjiptianët e zhvendosur nga operacionet e fundit të forcave të armatosura egjiptiane kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë e tij disa ditë më parë të përgatitej për të nisur një sulm në Rafah, pasi sipas tij, ky vend ishte kalaja e fundit e Hamasit.
Rreth 1.3 milionë palestinezë, me fjalë të tjera më shumë se gjysma e popullsisë të Rripit të Gazës, janë dyndur në qytet, në kufirin e mbyllur me Egjiptin, ku shkuan pasi u larguan nga shtëpitë e tyre në zona të tjera të enklavës, për të shpëtuar nga lufta, që ka nisur për më shumë se katër muaj. Sipas medieve, Egjipti po kërkon të kufizojë sa më shumë numrin e refugjatëve, për të pranuar jo më shumë se 50,000 deri në 60,000 të tillë.
????English below:
— Sinai for Human Rights (@Sinaifhr) February 15, 2024
شاركت مؤسسة سيناء مع صحيفة واشنطن بوست @washingtonpost ، المعلومات التي توصلت إليها فيما يتعلق بالجهود المصرية لتطهير منطقة كبيرة بالقرب من حدود غزة سرًا، ربما لاستيعاب اللاجئين الفلسطينيين الفارين من الغزو الإسرائيلي المحتمل لرفح.
وقالت صحيفة واشنطن بوست إن… pic.twitter.com/yK0QcLNWmo
Qeveria e Egjiptit ka shkuar aq larg, sa të kërcënojë Izraelin se do t'i japë fund marrëveshjes dypalëshe të paqes (1979) nëse ka një fluks masiv refugjatësh nga Rripi i Gazës, sipas Wall Street Journal. Në raport thuhet se një oficer i ushtrisë izraelite tha se po shqyrtohet skenari i dëbimit të popullatës civile në veri, jashtë zonës së luftës, por brenda enklavës./ZËRI/