Bota

Vdekja e Navaly-t/ Biden i prerë: Mos bëni gabim, Putini është përgjegjës!

Në fjalën e tij, Biden tha se Navalny kundërshtoi me guxim dhunën e regjimit të Putinit, për të cilin u burgos dhe u helmua, por asgjë nuk e ndaloi të ngrihej kundër Kremlinit. 

k.m.
Vdekja e Navaly-t/ Biden i prerë: Mos bëni gabim, Putini
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden komentoi nga Shtëpia e Bardhë vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny. Në fjalën e tij, Biden tha se Navalny kundërshtoi me guxim dhunën e regjimit të Putinit, për të cilin u burgos dhe u helmua, por asgjë nuk e ndaloi të ngrihej kundër Kremlinit. 

"Unë nuk jam i befasuar dhe i indinjuar nga lajmet. Ai mund të kishte jetuar jashtë vendit në mërgim pasi u helmua në vitin 2020 - por ai nuk e bëri. Ai ishte shumë gjëra që Putini nuk është - ai ishte trim, i përkushtuar dhe besonte se një Rusi për të gjithë ishte një Rusi "për të cilën ia vlente të luftohej,"-tha Putin.

Ndërsa drejtoi edhe gishtin nga fajtori. 

"Mos bëni gabim. Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Kjo është koha për "unitet më të madh" midis aleatëve të NATO-s për të qëndruar kundër Vladimir Putin,"-shtoi ai.

Ndërsa në fund, presidenti amerikan i dërgoi ngushëllimet stafit të Navalny-t dhe familjes së tij.

“Zoti e bekoftë Alexei Navalny, guximi i tij nuk do të harrohet,”-e mbylli fjalën e tij, Biden.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB