Bota

Me lot në sy! Gruaja e Aleksei Navalny-t: Putin nuk do mbetet i pandëshkuar

Gruaja e Aleksei Navalny-t tha se Putin dhe njerëzit rreth tij do mbajnë përgjegjësi për atë që i kanë shkaktuar familjes së saj dhe vendit.

D.XH
Me lot në sy! Gruaja e Aleksei Navalny-t: Putin nuk do mbetet i
Yulia Navalny

MOSKË- Bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny-t (që raportohet se ka vdekur në burg në Rusi) Yulia Navalny, ka mbajtur një fjalim emocionues sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Gjatë fjalës së saj, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Julia Navalny i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet me kauzën dhe të luftojë, siç tha ajo, regjimin terrorist në Rusi. “Nuk mund ta besoj këtë lajm të tmerrshëm për bashkëshortin tim. Kjo, sepse burimi i informacionit për vdekjen e Navalnyt është vetëm nga regjimi i Moskës. Por, regjimi i Vladimir Putin është i pabesueshëm. Regjimi gënjen gjithmonë. Por nëse lajmi rezulton i vërtetë, dua që Putin dhe të gjithë rreth tij të mbajnë përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që i kanë bërë familjes time, por edhe mbarë Rusisë”, ka deklaruar ajo.


Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI/

Poll

MOS HUMB