
RUSI- Një reporter këmbëngulës, i vendosur për të ekspozuar korrupsionin, një politikan i flaktë që këndonte në protesta paqësore kundër Presidentit Vladimir Putin, e shumë e shumë të tjerë vetëm një gjë të përbashkët: kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze pasi kanë kundërshtuar regjimin në Rusi dhe presidentin Vladimir Putin. Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë sot, nuk është i vetmi.
Yevgeny Prigozhin
Në një video të publikuar më 5 maj, Prigozhin qëndronte përpara disa trupave të shtrirë në tokë, për të cilët tha se janë luftëtarë të vdekur të ëagner-it dhe qortonte Kremlinin për mungesën e mbështetjes. Ai ndërroi jetë në një aksident ajror më 23 gusht. Ish-aleati i Putinit, Prigozhin nisi një rebelim të dështuar në fund të qershorit, kryengritje që nuk iu harrua.
Sergej Yushenkov
Deputeti Sergei Yushenkov, një politikan veteran dhe udhëheqës i partisë Rusia Liberale kundër Kremlinit, u vra jashtë shtëpisë së tij në Moskë më 17 prill 2003. Sergei Yushenkov udhëhoqi një iniciativë të deputetëve liberalë për të hetuar përfshirjen e mundshme të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në një seri bombardimesh vdekjeprurëse në vitin 1999 në Çeçeni. Bombat, të cilat vranë rreth 300 njerëz, u përdorën nga Moska si pretekst për fillimin e Luftës së Dytë Çeçene.
Ana Politikovskaja
Gazetarja e Nova Gazetës Anna Politikovskaya bisedon me parashutistët rusë në fshatin Hatuni, 21 shkurt 2001. Një nga gazetaret më të shquara ruse dhe një kroniste e vazhdueshme e shkeljeve të të drejtave në Çeçeni, Anna Politikovskaya u vra më 7 tetor 2006, në ndërtesën ku ajo jetonte. Dy burra u dënuan me burgim të përjetshëm në vitin 2014 për përfshirjen e tyre në vrasje, por të afërmit, kolegët dhe qeveritë perëndimore dyshojnë se autoritetet ruse nuk duan ta zbulojnë se kush e organizoi vrasjen e saj, sepse një hetim i plotë do të zbulonte lidhje afër Putinit ose udhëheqjes së Çeçenisë të mbështetur nga Kremlini.
Alexander Litvinenko
Alexander Litvinenko, një ish-agjent rus i sigurisë, një kolonel në Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB), vdiq në Londër më 23 nëntor 2006 pas helmimit me polonium radioaktiv-210. Litvinenko iku në Britani në vitin 2000 pasi akuzoi Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) se kishin organizuar komplotin për të vrarë oligarkun Boris Berezovsky. Ai më vonë u bë bashkëautor i një libri në të cilin agjencia u fajësua për bombardimet e ndërtesave në Çeçeni, në vitin 1999. Një hetim britanik zbuloi se Litvinenko piu çaj me polonium gjatë një takimi në një hotel në Londër disa javë më parë me rusët Andrei Lugov dhe Dmitry Kovtun. Moska refuzoi t'i ekstradonte ata. Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara i futën të dy në listën e zezë.
Natalia Estemirova
Trupi i aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut Natalia Estemirova u gjet në Ingushetia më 16 korrik 2009, me plagë plumbash në kokë dhe gjoks, disa orë pas rrëmbimit të saj pranë shtëpisë së saj në kryeqytetin çeçen, Grozny. Natalija Estemirova hetoi qindra shkelje të të të drejtave në Çeçeni, duke përfshirë rrëmbime dhe vrasje. Grupi i të drejtave për të cilin ajo punoi, "Memorial, tha se një hetim fillestar tregoi për përfshirjen e mundshme të policisë lokale. Por shefi i Memorialit Oleg Orlov u padit më vonë për shpifje pasi akuzoi Ramzan Kadyrov, një udhëheqës çeçen i mbështetur nga Kremlini, për orkestrimin e vrasjes së Estemirova, megjithatë u lirua.
Sergei Magnitsky
Avokati, i cili akuzoi zyrtarët rusë për një mashtrim tatimor prej 230 milionë dollarësh, vdiq më 16 nëntor 2009, një vit pasi u burgos për akuza të ngjashme. Sergei Magnitsky vuante nga pankreatiti dhe iu mohua kujdesi mjekësor në paraburgim. Aktivistët e të drejtave të njeriut pretenduan se kushtet e burgut ishin torturuese. Në vitin 2012, Shtetet e Bashkuara miratuan "Aktin Magnitsky", i cili qytetarëve rusë që kishin precedentë të shkeljes të të drejtave të njeriut, u mohon vizat dhe u ngrin asetet. Vendet e tjera perëndimore ndoqën të njëjtin shembull. Në korrik 2013, një gjykatë ruse e shpalli Magnitsky fajtor për evazion fiskal në një gjyq të paprecedentë pas vdekjes./ZËRI