LIVE UPDATES

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas një shëtitje

➤ Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg. ➤ Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët rusë në një deklaratë zyrtare. ➤ Shërbimi i burgjeve nuk e ka përcaktuar shkakun e vdekjes, por mediat botërore e raportojnë si një vrasje politike duke ia atribuuar presidentit Putin. ➤ Navalny, 47 vjeç, një nga kritikët më të dukshëm dhe këmbëngulës të presidentit rus Vladimir Putin. ➤ Ai po mbahej në një burg rreth 40 milje në veri të Rrethit Arktik, ku ishte dënuar me 19 vjet nën një "regjim të veçantë". ➤ Në një video nga burgu në janar, ai shfaqej i dobësuar dhe me kokën e rruar. ➤ Lidhur me vdekjen e tij, Kremlini tha se nuk kishte informacion për shkakun e vdekjes por shtoi se ai thjesht ishte ndjerë keq gjatë një shëtitje. ➤ Në karrierën e tij si politikan, kulmin e pati në vitin 2013, kur ai fitoi 27% të votave në një garë për kryebashkiak të Moskës. Ai mbeti një gjemb në këmbë për Kremlinin për vite me radhë, duke zbuluar një pallat të ndërtuar në Detin e Zi për përdorim personal të Putinit, pallate dhe jahte të përdorura nga ish-presidenti Dmitry Medvedev dhe një punëtore seksi që lidhte një zyrtar të lartë të politikës së jashtme me një oligark të njohur. ➤ Në vitin 2020, Navalny përfundoi në koma pasi u helmua me novichok nga shërbimi rus i sigurisë FSB. ➤ Ai u evakuua në Gjermani për trajtim. Pasu u shërua, ai u kthye në Rusi në janar 2021, ku u arrestua me një akuzë për shkelje të lirimit me kusht. ➤ Teksa rivalin e kishte në burg, Putini ka nisur së fundmi një fushatë presidenciale për mandatin e tij të pestë në detyrë. Ai është tashmë lideri rus më jetëgjatë që nga Jozef Stalin dhe mund ta kapërcejë atë nëse kandidon sërish për post në vitin 2030.

20 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Burgu i Ujkut Polar', turtura, dhunë barbare dhe qëndrim në -30 gradë! Vendi i 'ferrit' ku vdiq Navalny

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Alexei Navalny

RUSI- Karp është diçka si një qytet fantazmë, plot me ndërtesa të lyera me ngjyra të zbehta, të cilat strehojnë mbi 5000 banorë. Shumica prej tyre punojnë në "Koloninë nr. 3", e cila njihet më mirë si "Burgu i Ujkut Polar", për shkak të temperaturave shumë të ulëta që mbizotërojnë pothuajse përgjithmonë. Ndodhet gjashtëdhjetë kilometra larg Rrethit Arktik dhe pikërisht aty Alexei Navalny dha frymën e fundit, në rrethana ende të paqarta. Ai ishte transferuar atje në fund të dhjetorit të kaluar, me urdhër të Putinit dhe fati i tij u vulos përfundimisht në "Burgun e Ujkut Polar".

Mbijetesa për të burgosurit nuk është e lehtë në këtë “institucion të ferrit” të vuajtjes së dënimit siç është quajtur, me gardhe pesë metra të larta, metra pa fund tela me gjemba dhe kulla ku rojet vëzhgojnë çdo lëvizje të një të burgosuri. Qelitë në blloqe janë mjaft të ftohta dhe thuhet se marrin ngrohje minimale në këtë kasolle ruse ku dërgohen të dënuarit për krime të tmerrshme.

Pritja e të burgosurit përfshin një dush me ujë që i bëhet presion, por që befas pushon së rrjedhuri dhe më pas një grup prej 15 personash futen në dush dhe e rrahin rreth gjysmë ore. Grupi përbëhet nga gardianët e burgut dhe të burgosurit që gëzojnë disa "privilegje" të tilla! Kur mbaron mirëseardhja, ata e informojnë të burgosurin e ri se ai do të mund të vizitojë një mjek pas 15 ditësh dhe më pas do ta çojë në qeli.

Temperatura e jashtme në koloninë nr. 3 arrin deri në -37 ose më e ulëta. Gardianët “argëtohen” në dimër duke zgjedhur një të burgosur që ata e konsiderojnë thjesht “të padisiplinuar”, të cilit i kërkohet të vishet me rroba të lehta dhe të cilin e nxjerrin jashtë në -30 gradë Celsius. Ata e shikojnë atë për pesë orë përpara se ta fusin përsëri, të ngrirë deri në kockë, në një formë ndëshkimi që bëhet në mënyrë që të burgosurit "të padisiplinuar" të mësojnë se duhet t'i binden çdo urdhëri.

Ka metoda të tjera ndëshkimi në këtë IEVP të veçantë, burgosurit rrihen barbarisht dhe dënohen periodikisht. Nëse nuk mund t'i duroni të gjitha këto dhe mendoni për vetëvrasjen, më mirë mendoni përsëri pas incidentit që ndodhi nëntë vjet më parë në koloninë nr.3.

Ishte data 14 gusht 2015, kur një i burgosur nuk duroi dot torturat dhe preu kyçet me brisk pak pas mesnate, në një natë me borë dhe temperatura ishte -2 gradë Celsius. Kur rojet e gjejnë atë në mëngjes, ata tërbohen dhe të gjithë të burgosurit e tjerë në bllokun e tij dalin jashtë me asgjë përveç të brendshmeve dhe u jepet ujë i ngrirë.

Zërat e tyre nuk dëgjohen jashtë burgut, por edhe nëse dëgjohen askush nuk i kushton vëmendje, në një qytet me siguri të harruar nga Zoti dhe njerëzit. Siç tha edhe një i burgosur, "Burgu i Ujkut Polar" nuk është vetëm fundi i botës siç e dinit, por fundi i vetë jetës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Të gjithë drejtojnë gishtin nga Kremlin për vdekjen e Navalny: Putin, përgjegjës!

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Alexei Navalny dhe Vladimir Putin

MOSKË- Një luftë deklaratash ka shpërthyer mes Rusisë dhe Perëndimit pas njoftimit për vdekjen e Alexei Navalny. Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse në dekadën e fundit ka vdekur në një burg të Rrethit Arktik, ku po vuante një dënim 19-vjeçar. Perëndimi ka drejtuar gishtin nga Kremlini si përgjegjës për vdekjen e papritur. Ndërsa nga ana tjetër kryetari i Dumës Shtetërore, dhoma e ulët e Rusisë, Vychislav Volodin, argumentoi se udhëheqësit perëndimorë dhe ukrainas ishin përgjegjës dhe përfituan nga vdekja e tij.

REAGIMET:

Gruaja e Navalny-t

“Nëse lajmi i vdekjes është i vërtetë, unë do të doja që Putini, i gjithë stafi i tij, i gjithë rrethimi i tij, e gjithë qeveria e tij, miqtë e tij, të dinë se do të ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendit tonë, familjes time dhe burrit tim. Ata do vendosen para drejtësisë dhe ajo ditë do të vijë shumë shpejt. Unë do të doja t'i bëja një thirrje komunitetit ndërkombëtar, të gjithë popujve të botës, të mblidhen dhe të luftojnë këtë të keqe, kundër këtij regjimi të tmerrshëm që po mundon Rusinë sot dhe që ky regjim dhe Vladimir Putin të konsiderohen personalisht përgjegjës. për të gjitha mizoritë që kanë bërë në vendin tonë vitet e fundit.”

Nëna e Navalny, Lyudmila Navalnaya, tha se nuk donte "ngushëllime".

Këshilli i Evropës vlerëson se nuk ka "asnjë dyshim" për faktin se Moska mban "përgjegjësinë e plotë" për vdekjen e disidentit rus.

Biden: Putin është përgjegjës

“Nuk jam i befasuar, por jam gjithashtu i indinjuar nga lajmet. Mos bëni gabim. Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny,”- tha Joe Biden në deklaratat e tij për vdekjen e Navalny.

Kamala Harris: Vdekja e Navalny është një shembull i brutalitetit të Putinit

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris e përshkroi vdekjen e disidentit rus si një "shembull të brutalitetit" të Vladimir Putin.

"Është absolutisht e qartë se Putini është përgjegjës," tha Kamala Harris nga Konferenca e Sigurisë në Mynih që po merr pjesë.

Blinken: Raportet, nëse konfirmohen, nxjerrin në pah kalbjen në sistemin e Putinit

"Dobësia dhe kalbëzimi i sistemit të ndërtuar nga Vladimir Putin në Rusi theksohet nga raportet. Vdekja e tij në një burg rus, obsesioni dhe frika e një njeriu të caktuar, vetëm sa nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që ndërtoi Putini. Rusia është përgjegjëse për këtë.”

Macron: Rusia e sotme dënon me vdekje shpirtrat e lirë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur “zemërimin dhe neverinë” e tij për vdekjen e disidentit të burgosur Alexei Navalny.

“Në Rusinë e sotme, ata vendosin shpirtrat e lirë në gulag dhe i dënojnë me vdekje. “Mendimet e mia janë me familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus,”- shtoi ai.

Merkel: Navalny është viktimë e pushtetit shtetëror

Për gazetën BILD, Merkel tha se: Opozitari është viktimë e pushtetit represiv të Rusisë. Është e tmerrshme. Ai ishte zë i guximshëm e i patrembur për mëmëdheun. Ngushëllimet e mia shkojnë për gruan, fëmijët, miqtë dhe kolegët e tij.

Ministri i Jashtëm britanik: Putin duhet të jetë “i përgjegjshëm”

“Navalni luftoi me guxim kundër korrupsionit. Rusia e Putinit sajoi akuza kundër tij, e helmoi, e dërgoi në një koloni penale dhe tani ai vdiq në një mënyrë tragjike. Putini duhet të mbahet përgjegjës për atë që ndodhi - askush nuk duhet të vërë në dyshim të tmerrshmen dhe natyrën e regjimit të tij,"-tha David Cameron në një postim në X. "

Trudeau: Një kujtesë se çfarë "përbindësh" është Vladimir Putin

“Ai ishte një luftëtar kaq i fortë për demokracinë, për liritë e popullit rus. Kjo vërtet tregon se sa larg ka shkuar Putini, për të shtypur këdo që lufton për lirinë e popullit rus. Vdekja e Navalny-t është një tragjedi dhe është një kujtesë për të gjithë botën se çfarë përbindëshi është Putini”.

Zelenskyy: Është e qartë, Putin e vrau atë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu referuar vdekjes së Alexei Navalny, u tha gazetarëve: Është e qartë: ai u vra nga Putini, pasi mijëra të tjerë u torturuan dhe u martirizuan nga kjo qenie. Putinit nuk i intereson kush vdes, për sa kohë që ai mban pozicionin e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai nuk duhet të mbajë asgjë. Putini duhet të humbasë gjithçka dhe të përgjigjet për atë që ka bërë.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vdekja e Navaly-t/ Biden i prerë: Mos bëni gabim, Putini është përgjegjës!

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden komentoi nga Shtëpia e Bardhë vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny. Në fjalën e tij, Biden tha se Navalny kundërshtoi me guxim dhunën e regjimit të Putinit, për të cilin u burgos dhe u helmua, por asgjë nuk e ndaloi të ngrihej kundër Kremlinit. 

"Unë nuk jam i befasuar dhe i indinjuar nga lajmet. Ai mund të kishte jetuar jashtë vendit në mërgim pasi u helmua në vitin 2020 - por ai nuk e bëri. Ai ishte shumë gjëra që Putini nuk është - ai ishte trim, i përkushtuar dhe besonte se një Rusi për të gjithë ishte një Rusi "për të cilën ia vlente të luftohej,"-tha Putin.

Ndërsa drejtoi edhe gishtin nga fajtori. 

"Mos bëni gabim. Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Kjo është koha për "unitet më të madh" midis aleatëve të NATO-s për të qëndruar kundër Vladimir Putin,"-shtoi ai.

Ndërsa në fund, presidenti amerikan i dërgoi ngushëllimet stafit të Navalny-t dhe familjes së tij.

“Zoti e bekoftë Alexei Navalny, guximi i tij nuk do të harrohet,”-e mbylli fjalën e tij, Biden.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

Me lot në sy! Gruaja e Aleksei Navalny-t: Putin nuk do mbetet i pandëshkuar

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Yulia Navalny

MOSKË- Bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny-t (që raportohet se ka vdekur në burg në Rusi) Yulia Navalny, ka mbajtur një fjalim emocionues sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Gjatë fjalës së saj, ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Julia Navalny i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet me kauzën dhe të luftojë, siç tha ajo, regjimin terrorist në Rusi. “Nuk mund ta besoj këtë lajm të tmerrshëm për bashkëshortin tim. Kjo, sepse burimi i informacionit për vdekjen e Navalnyt është vetëm nga regjimi i Moskës. Por, regjimi i Vladimir Putin është i pabesueshëm. Regjimi gënjen gjithmonë. Por nëse lajmi rezulton i vërtetë, dua që Putin dhe të gjithë rreth tij të mbajnë përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që i kanë bërë familjes time, por edhe mbarë Rusisë”, ka deklaruar ajo.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Gazetari fitues i Çmimit Nobel: Vdekja e Navalny-t ishte vrasje

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Dmitry Muratov dhe Aleksei Navalny

RUSI – Gazetari rus, fitues i Çmimit Nobel, Dmitry Muratov ka folur në lidhje me vdekjen e Aleksei Navalny-t në burgjet ruse. Për Muratov, vdekja e Navalnyt ishte vrasje. “Aleksei Navalny iu është nënshtruar për 3 vite torturave në burg. Mjeku i tij ka thënë se torturat kanë qenë të rënda dhe trupi i njeriut nuk mund të durojë dot kaq shumë. Dënimeve të herë pas hershme të liderit të opozitës ruse, iu shtua edhe vrasja”, tha Muratov.

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim procedural për vdekjen. Ndërkohë, nga ana tjetër, Rusia ka mohuar çdo gjë. Shteti rus ka deklaruar se do të ketë hetime për këtë vdekje, ndërsa kanë shtuar se SHBA-të dhe vendet perëndimore duhet që të jenë më të përmbajtura.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Rusia reagon për vdekjen e Navalny-t: SHBA të tregojë vetëpërmbajtje

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Aleksei Navalny

MOSKË – Mediat ruse kanë shkruar në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës së Rusisë, Aleksei Navalny.  Moska zyrtare ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore duhet që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendet perëndimore duhet që të presin rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor, përpara se të akuzojnë Kremlinin për vdekjen e Alexei Navalny, njoftoi media shtetërore ruse TASS.

Njoftimi për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny është bërë dy minuta pas kohës zyrtare të vdekjes së tij, pretendon kanali rus Telegram. Kremlini njoftoi se shërbimet e burgut po kontrollojnë rrethanat, në të cilat vdiq Navalny dhe se aktualisht nuk kanë informacion për shkakun e vdekjes së tij.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Të gjithë duartrokasin fjalën e gruas së Navalny-t, përveç Vuçiç

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Julia Navalny

MYNIH – Gruaja e disidentit rus, Aleksei Navalny, Yulia Navalny, ka folur në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, fjalimi i saj është pritur nga një duartrokitje e gjatë e publikut.

Siç shikohet edhe në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Dalja e bashkëshortes së Navalnyt, që thuhet se ka vdekur në një burg rus, është pritur me duartrokitje të gjatë nga të pranishmit në konferencë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë në sallë, është ngirtur nga fundi i fjalimit në këmbë, por se nuk ka preferuar të bashkohet me duartrokitjet. Në vend se të duartrokasë, kreu i shtetit serb ka rregulluar kufjet e tij./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vdes i vetmi person që ngriti zërin kundër Putinit!

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Alexei Navalny

MOSKË- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg. Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët e burgut në një deklaratë për mediat. Shërbimi i burgjeve nuk e ka përcaktuar shkakun e vdekjes, por mediat botërore e raportojnë si një vrasje politike duke ia atribuuar presidentit Putin. Navalny, 47 vjeç, ka qenë një nga kritikët më të dukshëm dhe këmbëngulës të presidentit rus Vladimir Putin. Ai po mbahej në një burg rreth 40 milje në veri të Rrethit Arktik, ku ishte dënuar me 19 vjet burg nën një "regjim të veçantë". Në një video nga burgu në janar, ai shfaqej i dobësuar dhe me kokën e rruar.

Lidhur me vdekjen e tij, Kremlini tha se nuk kishte informacion për shkakun, por shtoi se ai thjesht ishte ndjerë keq gjatë një shëtitje. Në karrierën e tij si politikan, Navalny kulmin e pati në vitin 2013, kur ai fitoi 27% të votave në një garë për kryebashkiak të Moskës. Ai mbeti një gjemb në këmbë për Kremlinin për vite me radhë, duke zbuluar një pallat të ndërtuar në Detin e Zi për përdorim personal të Putinit, pallate dhe jahte të përdorura nga ish-presidenti Dmitry Medvedev dhe një punëtore seksi që lidhte një zyrtar të lartë të politikës së jashtme me një oligark të njohur. Në vitin 2020, Navalny përfundoi në koma pasi u helmua me novichok nga shërbimi rus i sigurisë.

Ai u evakuua në Gjermani për trajtim. Pasi u shërua, ai u kthye në Rusi në janar 2021, ku u arrestua me një akuzë për shkelje të lirimit me kusht. Teksa rivalin e kishte në burg, Putini ka nisur së fundmi një fushatë presidenciale për mandatin e tij të pestë në detyrë. Ai është tashmë lideri rus më jetëgjatë që nga Jozef Stalin dhe mund ta kapërcejë atë nëse kandidon sërish për post në vitin 2030.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Brenda burgut të sigurisë maksimale në Rrethin Arktik, atje vdiq Alexei Navalny

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Pamje nga Jarp

MOSKË- Burgu ku vdiq opozitari rus Alexei Navalny ndodhet në Jarp, një qytet me 6000 banorë pothuajse 2000 kilometra larg Moskës, ku mund të shkosh vetëm me tren pas një udhëtimi prej 45 orësh. Burgu ka një regjim shumë të ngurtë izolimi dhe klima është jashtëzakonisht e ftohtë. Burgu Yamalo-Nenets, i vendosur në veri të Rusisë, njihet si një nga institucionet më të rënda të vuajtjes së dënimit në vend. Yamalo-Nenets është një rajon autonom në Qarkun Federal Ural, i karakterizuar nga klima e tij jashtëzakonisht e ftohtë dhe izolimi gjeografik.

Ky burg është projektuar për të strehuar të burgosurit që janë dënuar për krime të rënda, duke përfshirë vrasje, grabitje dhe krime të tjera të dhunshme. Institucioni është i rrethuar nga një perimetër sigurie solid dhe i ruajtur, me gardhe dhe kulla vrojtimi për të parandaluar tentativat për arratisje. Për sa i përket infrastrukturës, burgu Yamalo-Nenets përbëhet nga disa ndërtesa dhe blloqe qelish, të ndara sipas kategorive të të burgosurve dhe niveleve të sigurisë. Kushtet brenda burgut janë shpesh të ashpra, me qeli të vogla dhe pak hapësirë ​​personale. Të burgosurit e kalojnë pjesën më të madhe të ditës brenda qelive të tyre, me akses të kufizuar në aktivitete rekreative ose edukative.

Klima jashtëzakonisht e ftohtë e rajonit paraqet gjithashtu një sfidë shtesë për të burgosurit, pasi temperaturat mund të bien ndjeshëm nën zero për pjesën më të madhe të vitit. Kjo mund ta bëjë kohën jashtë të vështirë dhe të rrezikshme, veçanërisht për ata që nuk janë të strehuar në mënyrë adekuate. Përveç kësaj, burgu Yamalo-Nenets ka qenë objekt i raportimeve për abuzim dhe keqtrajtim nga rojet dhe stafi i burgut. Janë dokumentuar raste të dhunës fizike, neglizhencës mjekësore dhe kushteve çnjerëzore të paraburgimit.

Qyteti Jarp, i cili ka rreth 6,000 banorë, kryeqyteti administrativ i këtij territori që ka një sipërfaqe më të madhe se ajo e Francës, por është e populluar shumë më pak. Megjithatë ky vend u kthye në vëmendje pasi Navalny u vendos atje të kryente dënimin e tij, por humbi jetën në rrethana të panjohura.

Mbijetesa për të burgosurit nuk është e lehtë në këtë “institucion të ferrit” të vuajtjes së dënimit siç është quajtur, me gardhe pesë metra të larta, metra pa fund telash me gjemba dhe kulla ku rojet vëzhgojnë çdo lëvizje të një të burgosuri. Qelitë në blloqe janë mjaft të ftohta dhe thuhet se marrin ngrohje minimale. Pritja e të burgosurit përfshin një dush me ujë që i bëhet presion, por që befas pushon së rrjedhuri dhe më pas një grup prej 15 personash futen brenda. Kur mbaron "mirëseardhja", ata e informojnë të burgosurin e ri se ai do të mund të vizitojë një mjek pas 15 ditësh dhe më pas do ta çojë në qeli. Temperatura e jashtme nga nëntori deri në maj varion nga -6 gradë Celsius ose më e lartë në -37 ose më e ulëta. Gardianët “argëtohen” në dimër duke zgjedhur një të burgosur që ata e konsiderojnë thjesht “të padisiplinuar”. Atij i kërkohet të vishet me rroba të hdlla dhe më pas e nxjerrin jashtë në -30 gradë Celsius. E lënë jashtë 5 orë përpara se ta fusin brenda përsëri, të ngrirë.

Ishte data 14 gusht 2015, kur një i burgosur nuk duroi dot torturat dhe preu kyçet pak pas mesnate, në një natë me borë dhe temperatura ishte -2 gradë Celsius. Kur rojet e gjetën në mëngjes, nxorrën të gjithë të burgosurit e tjerë në bllokun e tij  jashtë me asgjë përveç të brendshmeve. Zërat e tyre nuk dëgjohen jashtë burgut, por edhe nëse dëgjohen askush nuk i kushton vëmendje, pasi Jarp është një qytet  i harruar nga Zoti dhe njerëzit. Siç tha edhe një i burgosur, "Burgu i Ujkut Polar" nuk është vetëm fundi i botës, por fundi i vetë jetës.

Sot, atje ndërroi jetë kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vdeka e Navalnyt! David Cameron: Putin fajtor, do mbajë përgjegjësi

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
David Cameron

BRITANI E MADHE – Për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka reaguar edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ai ka folur në konferencën e Sigurisë në Mynih, teksa e ka quajtur Navalnyn një luftëtar të jashtëzakonshëm, i guximshëm dhe që ishte i vendosur kundër korrupsionit. Ai tha se Navalny hoqi dorë nga gjithçka, vetëm që të mbronte atë që besonte. Cameroon tha se presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për atë që mund t’i ketë ndodhur Navalnyt. Sekretari britanik deklaroi se nuk duhet të ketë aspak dyshime për natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit.

“Aleksei Navalny ishte një luftëtar i jashtëzakonshëm, i guximshëm kundër korrupsionit, hoqi dorë nga gjithçka, në fushatë, për atë që besonte. Putin është përgjegjës për këtë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të tij në Rusi, pas asaj që sapo ka ndodhur”, u shpreh Cameroon.

Aleksei Navalny vdiq sot në një burg të Siberisë. Ai ishte ndër kritikët më të mëdhenj të regjimit të Vladimir Putin./ZËRI/

1 VITE ME PARE

‘Nuk mund ta besoj’, reagon bashkëshortja e Navalnyt

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Aleksei Navalny dhe bashkeshortja e tij

RUSI – Bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, Yulia Navalnaya ka reaguar për herë të parë për raportimit për vdekjen e liderit opozitar rus.

“Nuk e di a ta besoj këtë lajm të tmerrshëm. Nuk mund t’i besoj Vladimir Putinit dhe qeverisë së tij”, tha ai. Më pas, Yulia Navalnaya deklaroi se nëse lajmi rezulton i vërtetë, Putin dhe regjimi i tij duhet të mbajë përgjegjësi.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” tha Navalnaya. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se kritiku i Putin, Aleksei Navalny ka vdekur në burg në Siberi./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Kush është e veja e Alexei Navalny-t/ Të martuar prej 24 vitesh, ajo ishte mbështetësja e tij më e madhe

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Julia Navalny

MOSKË- Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq në burg. Gjatë gjithë karrierës së tij politike, mbështetja e tij e madhe ishte gruaja e tij. Julia Navalny dhe fëmijët e tyre. Gruaja e tij ishte në qendër të vëmendjes në vitin 2020 kur politikani i opozitës ruse u shtrua nga një spital në Berlin, pasi u helmua me novichok. Menjëherë ajo fluturoi për të qëndruar pranë tij, duke u kthyer në zëdhënësen e parë të bashkëshortit të saj.

Si u takuan?

Julia ka qenë gjatë gjithë kohës me bashkëshortin e saj derisa ai po kurohej në Gjermani. Ata e nisën lidhjen e tyre në vitin 1999 kur u dashuruan me shikim të parë teksa ishin me pushime në Turqi. Në vitin 2008, Alexei Navalny themeloi blogun politik "LiveJournal", i cili u shndërrua në një kanal në YouTube me katër milionë abonentë. Në luftën e tij, gruaja e tij ishte shoqja e tij më besnike dhe ai kishte besimin më të madh tek ajo.

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Alexei dhe Julia Navalny

Madje shumë herë është shfaqur në protesta me burrin e saj. Ajo ishte mbështetësja e tij më e madhe kur ai u arrestua disa herë - herën e parë u dënua me 15 ditë burg për kundërshtim të autoritetit shtetëror dhe në gusht 2019 u arrestua për "fjalë të paligjshme".

7 vjet më parë, një sulmues para zyrës së tij në Moskë i hodhi në fytyrë një lëng të gjelbër që përdoret si dezinfektues, duke i dëmtuar pjesërisht syrin. Kur Navalny fitoi 27 për qind të votave në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, ai synonte të kandidonte për president në vitin 2018. Megjithatë, po atë vit u dënua me pesë vjet burg. Më vonë, dënimi u ndryshua, por sërish nuk u bë e mundur kandidimi i tij.

Blogeri rus Ilija Varlamov sugjeroi që kandidaturën ta hidhte bukuroshja Julia, e cila është jashtëzakonisht e dashur për publikun rus. Por megjithatë nuk ndodhi.

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Familja Navalny

Julia dhe Alexei Navalny kanë një vajzë, Daria, e cila ka studiuar në Universitetin e Stanfordit dhe një djalë, Zahar, i cili ndjek një shkollë publike në Moskë. Të katërt, jetojnë në një apartament me tre dhoma.

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Familja Navalny

Së bashku në Oscar

Realizimi i filmit "Navalny" për liderin e opozitës ruse Alexei Navalny u nderua me Oscar 2023 për Filmin më të Mirë Dokumentar në ceremoninë e 95-të të Çmimeve të Akademisë në Los Anxhelos. Familja e tij ishte në ceremoni. Julia Navalny shkoi në ceremoni me vajzën e saj Daria Navalny dhe djalin. Në skenë, Julia dënoi Moskën për pushtimin ushtarak të Ukrainës dhe tentativën për vrasjen e Navalny-t në vitin 2020, subjekt që trajtohet edhe në film.

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Julia dhe Daria Navalny

E bija, Daria tha se e kishte të vështirë të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por babai i saj dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë event.

Gjatë një seance, gjykatësi refuzoi të lejonte avokatin Alexander Fedulov të fliste me klientin e tij Navalny, kështu që avokati e shkroi në një copë letër.

“Nuk e shoh, më thuaj çfarë thotë?,”- u përgjigj nga kafazi i qelqtë opozitari rus.

“Oscar! Dje e fitove Oscarin!”, i tha avokati dhe shkeli vendimin e gjyqtarit.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Vdekja e Navalnyt! SHBA tregohet e kujdesshme, kërkon konfirmim

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Aleksei Navalny

SHBA - Shtetet e Bashkuara po kërkojnë në mënyrë aktive konfirmimin e vdekjes së raportuar të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan për Radion Kombëtare Publike.

“Nëse konfirmohet, është një tragjedi e tmerrshme”, tha ai në një intervistë. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se nëse vdekja e Alexei Navalny konfirmohet, kjo nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të qeverisë ruse.

"Vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi e frika e një njeriu nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar", tha ai në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

“Rusia është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai. Kjo vjen pasi sekretarja e shtypit e Alexei Navalny, Kira Yarmysh tha se ekipi i tij nuk ishte informuar për vdekjen dhe se avokati i tij po shkonte në burg, për të kërkuar informacionin e saktë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

I shëndetshëm dhe i lumtur! Mediat publikojnë momentet e fundit të jetës së Navalnyt

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Aleksei Navalny

RUSI - Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny vdiq në një burg në Rusinë veriore në moshën 47-vjeçare, pasi dyshohet se u sëmur pas një shëtitjeje. Shërbimi Federal Korrektues njoftoi se politikani humbi ndjenjat pas shëtitjes në ajrim dhe se mjekët nuk ishin në gjendje ta ringjallin atë.

Kompania e pavarur ruse e medias SOTA publikoi një video nga salla e gjyqit, që dyshohet se u krijua të enjten, kur Navalny iu bashkua seancës përmes lidhjes video nga burgu. “Alexey është i shëndetshëm dhe i gëzuar” - deklaroi SOTA në kanalin e Telegram dhe u kërkoi gazetarëve të mos përdorin shprehjen "videoja e fundit e Navalnyt", sepse nuk ka asnjë provë që opozitari ka vdekur vërtet.

Komisioni i Monitorimit Publik i Qarkut Autonom Yamalo-Nenets deklaroi se nuk kishte ankesa shëndetësore nga Alexei Navalny. Zëdhënësja e opozitës, Kira Jarmiš, tha se nuk kanë informacion për vdekjen e Navalnyt në Siberi.

“Shërbimi Federal i Ndëshkimit në Distriktin Yamalo-Nenets përhap lajmin për vdekjen e Alexei Navalny në IC-3. Nuk kemi ende ndonjë konfirmim. Avokati i Aleksej tani po fluturon për në Harp dhe ne do të njoftojmë sapo të kemi disa informacione” - tha Jarmiš./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vdekja e Navalnyt, Blinken: Dëshmon dobësinë dhe kalbësinë e qeverisë ruse

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Aleksei Navalny

BRUKSEL- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për vdekjen në burg të shefit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Blinken tha se nëse vdekja e Navalnyt konfirmohet, kjo tregon dobësinë dhe kalbjen e qeverisë ruse, që drejtohet nga Vladimir Putin. “Rusia është përgjegjëse për këtë ngjarje të kobshme”, tha ai, raporton Reuters.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se SHBA po punonte për të konfirmuar vdekjen e kritikut të Putinit, i cili vdiq në burg, pasi u sëmur gjatë një shëtitjeje./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Shefi i NATO-s 'i shqetësuar' për vdekjen e Navalny-t, Charles Michel: Rusia është përgjegjëse

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Charles Michel dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih komentoi vdekjen e opozituarit rus Alexei Navalny. Ai tha se nuk dëshiron që të spekulojë për vdekjen, por i bëri thirrje Rusisë që të hetojë lidhur me ngjarjen. 

"Ne duhet të vërtetojmë të gjitha faktet dhe Rusia duhet t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij,"--tha Stoltenberg.

Gjithashtu një reagim erdhi edhe nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili ndryshe nga Stoltenberg, thotë se BE-ja bën përgjegjëse Rusinë për vdekjen e tij.

"BE bën regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij dhe atyre që luftojnë për demokracinë në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë,"-shkruan Michel në "X". 

Ndërsa pritet që në vazhgim të ketë edhe reagime të tjera.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zelenskyy: E qartë që pas vrasjes së Navalny-t fshihet Putin

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka komentuar lajmin e vdekjes së Alexei Navalny. Teksa ndodhet në Gjermani, Zelenskyy tha se e ka të qartë se Vladimir Putin fshihet pas vdekjes së opozitarit rus. Duke folur në Gjermani, udhëheqësi ukrainas tha se presidentit rus nuk i intereson kush vdes për sa kohë që pozicioni i tij në krye të shtetit është i sigurt. 

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Putin bën paraqitjen e parë publike pas vdekjes së Navalny-t

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Vladimir Putin

MOSKË- Media shtetërore ruse ka publikuar një imazh të Vladimir Putin-it të fotografuar për herë të parë që kur vdekja e Alexei Navalny u raportua nga shërbimi rus i burgut.

Presidenti është në një vizitë në Chelyabinsk, duke folur me punëtorët në një fabrikë industriale.

TASS raporton se ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër, pa përmendur lajmin për vdekjen e Navalny-t.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

PROFIL: Kush është Navalny, njeriu që Putini s'ia përmendi kurrë emrin

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
 Alexei Navalny

MOSKË- I vetmi njeri që presidenti rus Vladimir Putin refuzoi ta përmendte me emër - i cili kurrë nuk hoqi dorë nga lufta kundër regjimit ishte Alexei Navalny. Por edhe ai vdiq sot, në moshën 47-vjeçare në burgun ku kishte shkuar për të vuajtur dënimin. I ndaluar në vitin 2018 nga kandidimi në zgjedhje, ai mbeti kundërshtari më i fuqishëm politik i Putinit.

Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin.

Ai ishte kokëfortë, sarkastik dhe jashtëzakonisht karizmatik - një populist i lindur me një sens humori që tërhiqte veçanërisht të rinjtë.

Hetimet e tij në YouTube për miqtë e Putinit, dhe më në fund vetë presidentin, mblodhën miliona shikime dhe ekspozuan korrupsionin e rendit më të lartë. Por edhe fitoi armiq gjithnjë e më të fuqishëm. Për një dekadë, Navalny u tolerua nga Kremlini. Ai duroi një sërë arrestimesh në dukje të pafundme, paraqitje në gjykatë dhe periudha në paraburgim, por ai mbijetoi.

Në gusht 2020, kjo ndryshoi.

Si e nisi opozitari angazhimin e tij politik?

Navalny u rrit në vendbanime të ndryshme ushtarake, por u diplomua për drejtësi në Universitetin e Miqësisë Popullore në Moskë në 1998 dhe më pas për ekonomi në Universitetin Financiar në 2001. Ai iu bashkua partisë politike "Jabloko", por u përjashtua nga ajo në vitin 2007 për "veprimtari nacionaliste".

Në vitin 2004, ai themeloi lëvizjen civile 'Komiteti për Mbrojtjen e Moskovitëve', një lëvizje civile kundër korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të qytetarëve. Një vit pas kësaj, ai mbështeti Lëvizjen Rinore DA! dhe ishte koordinator i projektit "Policia me Njerëzit". Në vitin 2006, ai koordinoi projektin Debatet Politike dhe ishte kryeredaktor i programit TVC. Në vitin 2008, Navalny filloi një fushatë kundër korrupsionit në kompanitë shtetërore.

Më 23 qershor 2007, ai u bë bashkëthemelues i lëvizjes 'Narod'. Një vit më pas, ai themeloi një organizatë publike, Unionin e Aksionarëve Minoritarë, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të investitorëve privatë dhe që punonte për problemin e rritjes së transparencës së kostove të monopolit. Në vitin 2009, ai ishte këshilltar i guvernatorit të rajonit Kirov, ish-udhëheqësit të Aleancës së Forcave të Djathta, Nikita Belihog.

Mosmarrëveshje me regjimin e Putinit

Në vitin 2010, ai hapi faqen e internetit RosPil për raportimin e korrupsionit në kontratat qeveritare, gjë që tërhoqi vëmendjen e publikut. Pjesëmarrja në protestat e vitit 2011 për shkak të parregullsive zgjedhore çoi në burgosjen e tij të parë. Pas kthimit të Putinit në presidencë në vitin 2012, Navalny ishte objektivi i goditjeve të njëpasnjëshme. Gjatë një gjyqi të motivuar politikisht në 2013, ai u dënua me 5 vite burg, por u lirua papritur për të vazhduar kandidimin e tij për kryetar bashkie të Moskës, ku fitoi një çuditërisht të lartë 27.2% të votave.

Në rrethana të çuditshme, dënimi i tij u pezullua, duke e lejuar atë të vazhdonte aktivitetet e tij politike pavarësisht ndalimit për të kandiduar për poste të zgjedhura.

Zgjedhjet presidenciale 2018

Në mesin e dhjetorit 2016, Navalny njoftoi se planifikonte të kandidonte në zgjedhjet presidenciale ruse të 2018-ës dhe menjëherë pas shpalljes së programit dhe filloi të mblidhte mbështetës. Aktiviteti i tij politik ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga administrata e Putinit, duke kulmuar me një goditje të re në vitin 2021, teksa Navalny kthehej në Rusi nga Gjermania. Atje u kurua, pasi persona ende të paidentifikuar e helmuan me novichok. 

Më 27 prill, një person i panjohur i hodhi sodë kaustike në fytyrë në Moskë, si pasojë e së cilës Navalny pësoi një djegie kimike në syrin e djathtë, duke humbur pjesërisht edhe shikimin. Dhjetë ditë më vonë, ai u operua në Barcelonë. Më 30 prill, REN TV publikoi një video të sulmit, por për mungesë provash dhe identifikimin e pasuksesshëm të autorit, askush nuk mori përgjegjësi.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vdes në burg Alexei Navalny, kundërshtari kryesor i Vladimir Putin

Vdes në burg kritiku i Putinit, Alexei Navalny. Burgjet: U ndje keq pas
Alexei Navalny

MOSKË- Kritiku i vetëm i presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny ka ndërruar jetë në burg. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët rusë.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, e pothuajse menjëherë humbi vetëdijen. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit,”-thuhet në një deklaratë zyrtare.

Kush është Navalny?

I lindur nga pronarë fabrikash në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë kritiku më i madh i Putinit në pushtet. Aktivizimi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për të qenë kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putin.

Por lufta e tij me Putin u bë e njohur për botën në gusht të vitit 2020, kur ai u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe u dërgua me urgjencë në Berlin. Atje u vendos në koma për disa ditë.  Ekipi i tij akuzoi Kremlinin për helmimin e tij, një akuzë që Kremlini e mohoi. Por mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok - një agjent nervor i kohës sovjetike - dhe shërimi i tij zgjati muaj.

Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua, u dënua me akuza që ai thotë se janë të motivuara politikisht, megjithatë u burgos.

Poll

MOS HUMB