Bota

Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

Presoidetja e Kosovës tha se Serbia po mundohet ta paraqesë veten si viktimë në këtë sulm. Osmani shtoi se Serbia ka dashur ta shohë Kosovën sikur Krimenë, por që nuk ia ka arritur qëllimit.

E.K
Osmani në OKB: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë
Vjosa Osmani

SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj këtë të hënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Osmani u ndal tek ngjarja terroriste në Veri të Kosvës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. 

Vjosa Osmani: Më 24 shtator qytetarët e Kosovës u zgjuan me lajmin për vrasjen e një rreshteri të Republikës nga një akt i agresionit nga Serbia dhe grupet paramilitare. Dua të falënderoj heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, që e humbi jetën duke e mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Pushoftë në paqe. Kjo duhet të na shërbejë të gjithëve si kujtim që u ngritë kundër forcave autoritare jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në gjithë botën. Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit. 

Presoidetja e Kosovës tha se Serbia po mundohet ta paraqesë veten si viktimë në këtë sulm. Osmani shtoi se Serbia ka dashur ta shohë Kosovën sikur Krimenë, por që nuk ia ka arritur qëllimit.

Vjosa OsmaniU zu në befasi për shkak të përkushtimit të policisë së Kosovës. Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB