Bota

Lirohen dy izraelite të marra peng nga Hamasi

Abu Ubaidah tha se u vendos që të liroheshin dy pengje si një gjest vullneti i mirë në kontekstin e nismës së ndërmarrë nga Katari dhe Egjipti për të de-përshkallëzuar krizën. 

E.K
Lirohen dy izraelite të marra peng nga Hamasi
Dy gratë e liruara nga Hamasi

IZRAEL- Nurit Cooper dhe Yohved Lefsic, 79 dhe 85 vjeç janë liruar pak minuta më parë nga militantët e Hamasit. Dy dtë moshuarat u morën peng në shtëpitë e tyre në Kibbutz Nir Oz. BBC raporton se ato të ndihmuara dhe nga Kryqi i Kuq po dalin nga Rripi i Gazës. 

Abu Ubaidah tha se u vendos që të liroheshin dy pengje si një gjest vullneti i mirë në kontekstin e nismës së ndërmarrë nga Katari dhe Egjipti për të de-përshkallëzuar krizën. 

"Roli ynë si ndërmjetës neutral ndërmjet palëve ndërluftuese e bën të mundur këtë punë. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë pengjet e mbetura dhe të lehtësojmë çdo lirim në të ardhmen. Jemi të lumtur që këta njerëz së shpejti do të bashkohen me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur", thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq. 

Momenti i lirimit:

Dy të moshuarat nuk janë pengjet e vetme të liruara. Disa ditë më parë Judith dhe Natalie Raanan u liruan nga militantët e Hamasit. Dyshja u lanë të lira për "arsye humanitare", tha Hamasi në atë kohë. 

Pasi u liruan, ata u dërguan nga zyrtarët e ushtrisë izraelite nga Gaza në një bazë ushtarake në qendër të vendit. Pritet që ato të bashkohen me familjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB