
Autobusët
SERBI- Dy autobusë me udhëtarë nga Kosva janë sulmuar me gurë në Serbi. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Autobusët janë të kompanisë “Fjolla Impex” dhe ka vetëm dëme material. Asnjë person nuk është lënduar nga goditjet.
Përfaqësuesi i kompanisë tha për Gazetën Express se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Ai shtoi se përveç autobusëve të kompanisë së tij, janë gjuajtur me gurë edhe autobusë të tjerë.
“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu,”- tha zyrtari.
Poll