
MAQEDONI E VERIUT- Neshat Xhaferi, vëllai i Talat Xhaferit ka deklaruar se e dinte që një ditë ai do të bëhej kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Në një prononcim për Klan Kosovën, ai tha se Talat Xhaferi është me përvojë dhe se e ka eksperiencën e duhur për ta drejtuar vendin. Madje shtoi se koeficientin e inteligjencës e ka edhe më të lartë se Albert Ajnshtajni, një prej shkëncëtarëve më të rëndësishëm në histori.
“Na gëzoi dhe e kam ditur që do të votohet sepse ai punët nuk i len në gjysmë, përherë me përkushtim kryen detyrat edhe kur ka pengesa të paarsyeshme nga partitë ose deputetët tjerë, ai gjen përherë një rrugë më të drejtë dhe më reale për bashkëjetesën e popullit në Maqedoni. Po të vijë edhe pas orës 00:00, së pari shkon lexon drejtësi dhe aq e ka koeficientin sa Ajnshtajni, ndoshta pak më të madh,”- është shprehur Neshat Xhaferi.
Talat Xhaferi, i lindur më 15 prill 1962 në Gostivar dhe me profesion ushtarak, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV. Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka dekretuar Xhaferin si kryeministër të vendit. Xhaferi deklaroi se e merr postin, duke ndjerë përgjegjësinë e lartë të detyrës. Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike, e cila zgjat 100 ditë.
Prononcimi i vëllait të Talat Xhaferit: