
Mirolsav Lajçak
KOSOVË- Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, do të nisë turinë e parë për vitin 2024 për dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Fillimisht, Mirolsav Lajçak do të vizitojë të hënën, më 29 janar, Beogradin. Në kryeqytetin serb, ai do të zhvillojë një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa të nesërmen, më 30 janar, do të udhëtojë drejt Prishtinës. Në Kosovë, Lajçak do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore. Ai do të zhvillojë dhe një takim me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin. Por, nuk dihet ende nëse do të ketë një takim mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Poll