Bota

Jep dorëheqjen si zëvendësministër Vittorio Sgarbi

Sgarbi kishte qenë në shënjestër të lajmeve italiane, pasi ka prezantuar seminarë dhe kurse.

k.m.
Jep dorëheqjen si zëvendësministër Vittorio Sgarbi
Vittorio Sgarbi

ITALI- Zëvendësministri i Kulturës, Vittorio Sgarbi ka njoftuar se jep dorëheqjen nga posti i tij në ministri. Sgarbi kishte qenë në shënjestër të lajmeve italiane, pasi ka prezantuar seminarë dhe kurse, edhe pas marrjes së detyrës si zëvendësministër i Kulturës. Njëkohësisht, kritiku i njohur i artit është përgjegjës edhe për një rast falsifikimi të pikturës së shekullit XVII “Arrestimi i Shën Pjetrit”, që iu gjet në zotërim.

“Jam dorëhequr menjëherë si zëvendësministër, në orët në vijim do ta njoftoj zyrtarisht kryeministren Giorgia Meloni”, tha Vittorio Sgarbi nga Milano.

Edhe pse i njohur për skandalet e tij, Sgarbi shtatorin e kaluar e 'kaloi masën'. 71-vjeçari Sgarbi, në një event të organizuar në muzeun kombëtar të artit modern, iu referua performancës së tij seksuale, duke e përshkruar organin mashkullor si një "organ dije." Për Berlusconin tha se kishte fjetur me më pas se 100 femra gjatë gjithë jetës së tij, gjë që për të ishte e trishtë, ndërsa për vetën tha: Unë nuk kam një instrument matës kështu që nuk e di, por mund të vlerësoj mesatarisht tre gra në muaj, por kur isha më aktiv kisha 9 në muaj. Po ta llogaris, janë të paktën 1500 gra.

Pas publikimit të videos nga La Repubblica, 44 punëtore në muzeun e artit modern të Italisë i kërkuan presidentit të tij t'i mbronte. Në të njëjtën kohë, “Lëvizja 5 yje” kërkoi dorëheqjen e Sgarbit, duke i cilësuar komentet si “seksiste”. Ndër vite kritiku italian ka shkaktuar probleme dhe polemika. Në vitin 2020 teksa po udhëtonte në Shqipëri ndaloi edhe në Bylis, qytet antik të cilin e konsideroi grek. Deklarata e tij bëri bujë edhe në Shqipëri duke u komentuar edhe nga historianët. Po atë verë teksa po pushonte në Shqipëri, rrezikoi mbytjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB