
SHBA- Alice Wood, e cila akuzohet për vrasjen brutale të të dashurit të saj Ryan Watson është dënuar me 18 vite burg. Ngjarja e rëndë është regjistruar në maj të vitit 2022 ndërsa çështja ndaj saj u zvarrit në gjykata. Gjithçka ndodhi pas një sherri që çifti kishte gjatë një feste ku ishin të pranishëm. Një debat qesharak se kush do të ngiste makinën për në shtëpi përfundoi tragjikisht për të riun. Ai u tërhoq zvarrë me makinë për 158 metra.
Pasi kishin mbërritur në banesë, Alice e përpals me makinë djalin e më pas e tërheq zvarrë për 150 metra. Dëshmitarët e pranishëm në ngjarje deklaronin se kishin dëgjuar të bërtiturat dhe britmat e të riut para se të jepte shpirt në asfalt.


Pasi i dha makinës 158 metra përgjatë rrugës, vajza më pas ndaloi dhe pyeti një banor aty pranë “ju lutemi telefononi një ambulancë, mendoj se kam shtypur të dashurin tim”. Mjekët konfirmuan se Watson kishte vdekur, me shkakun e konfirmuar si asfiksimin e rëndë.
Para togave të zeza ajo nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes duke deklaruar se nuk e kishte bërë me qëllim. Sipas saj, ka dashur vetëm ta frikësojë./ZËRI