
RRIPI I GAZËS - Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte nevojë urgjente për qasje në Rripin e Gazës për të ofruar furnizime mjekësore dhe ndihma, pasi të gjitha rrugët mbetën të mbyllura, duke përfshirë kalimin e Rafah me Egjiptin, në jug.
Qindra mijëra njerëz kanë mbërritur në Khan Younis në Gazën jugore, pasi Izraeli u tha të lëvizin, 1.1 milion njerëzve në jug, përpara një pushtimi të pritshëm tokësor.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka mohuar se ka një krizë humanitare, pavarësisht skenave të dëshpëruara në Gaza dhe paralajmërimeve nga OKB-ja, pasi Izraeli bllokon furnizimet me ushqim, ujë, karburant dhe energji elektrike.
Disa liderë botërorë kanë konfirmuar se po shkojnë në rajon - duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, i cili do të vizitojë Izraelin nesër, dhe Olaf Scholz i Gjermanisë, i cili ka shkuar sot në Izrael.
Ndërkohë, një vajzë 13-vjeçare britanike është konfirmuar se është vrarë nga militantët e Hamasit, kur ata sulmuan Kibbutz Be'eri më 7 tetor.
Ndërsa, Franca ka dënuar një video të pengjeve të realizuar nga Hamasi, ku shihet shtetasje izraelito-franceze Mia Shem, 21 vjeçe, ku ajo duket me një krah të lënduar dhe kërkon në hebraisht që t'i kthehet familjes së saj, sa më shpejt që të jetë e mundur./Zëri.ai/