
LILLE – Sulmi terrorist në Belgjikë, ku u vranë dy tifozë suedezë nga një ekstremist i ISIS, ka rikthyer frikën e sulmeve të terrorit në Europë.
Franca luan sonte me Skocinë në Lille dhe ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë se janë dyfishuar masat për mbarëvajtjen e sfidës.
“Ne kemi shumëfishuar numrin e forcave të sigurisë në terren dhe sërish në vazhdimësi gjatë ditës do të dyfishojmë njësitë në kufi.
RAID (njësia anti-terroriste e policisë franceze) është mobilizuar dhe do të ketë gjashtë njësi të lëvizshme, në vend të tre, që ishin parashikuar më herët”, u shpreh ministri.
Lille është një qytet, që ka një largësi prej 107 km me Brukselin./Zëri.ai/