Bota

Alarm për bombë në Pallatin e Versajës në Paris

Kjo është hera e dytë që jepet alarmi për bombë në Versajë. Një sërë alarmesh për sulme janë dhënë së fundmi në Europë, pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

D.XH
Alarm për bombë në Pallatin e Versajës në Paris
Versaja

PARIS - Pallati francez i Versajës po evakuon vizitorët e tij për arsye sigurie dhe do të mbyllet të martën. Kështu u lajmërua në rrjetin social X.

BFM TV, duke cituar burime policore, tha se një skuadër për çmontim bombash, po shkonte drejt vendit të ngjarjes.

Më 14 tetor, një ditë pasi një mësues u vra në një sulm islamik, alarmet për bombë - të cilat rezultuan të rreme - detyruan evakuimin e muzeut të Luvrit, Pallatit të Versajës dhe stacionit të trenit Gare de Lyon të Parisit.

Alarmet për bomba dhe sulmet e mundshme terroriste janë shtuar së fundmi në Francë.

Versaja do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës. Qeveria ngriti alarmin për sulm në Francë në nivelin më të lartë, pas vrasjes së një mësuesi të kryer nga një student mysliman i radikalizuar. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB