Bota

Udhëheqësit myslimanë dhe hebrenj dënojnë vrasjet e civilëve

Ata deklaruan se krimet e urrejtjes, në këto kohë të vëshjtira, në Britani dhe në botë, duhet të ndalen.

D.XH
Udhëheqësit myslimanë dhe hebrenj dënojnë vrasjet e
Udhëheqës hebre dhe myslimanë

LONDËR - Në Londër, Kryepeshkopi i Canterbury-t ka mbledhur liderët e komunitetit mysliman dhe hebre në një përpjekje, për të dekurajuar çdo formë të dhunës apo përplasjeve etnike në Mbretërinë e Bashkuar.

Sheikh Ibrahim Mogra, një dijetar dhe imam nga Leicester, deklaroi se myslimanët dhe hebrenjtë në Londër jetojnë bashkë, janë fqinj dhe nuk ka arsye pse të kenë konflikte.

‘Myslimanët britanikë dhe hebrenjtë kanë shumë të përbashkëta dhe ka shumë lidhje personale mes nesh. Ne vijmë patjetër nga kultura të ndryshme, por jetojmë së bashku si fqinjë në paqe dhe harmoni, pa përdorur urrejtje apo dhunë", tha Magra.

Një udhëheqës hebre, deklaroi se izraelitët nuk kanë pse të jenë objektiv i krimeve të urrejtjes.

“Është për të ardhur keq dhe e gabuar që komuniteti ynë hebre këtu ka qenë objektiv i krimeve të urrejtjes. Unë lutem për fundin e kësaj lufte dhe të gjitha luftërave dhe për të pafajshmit që kanë pësuar nga kjo luftë”, deklaroi udhëheqësi hebre.

Jonathan Uittenberg, një rabin i lartë i Judaizmit Masorti, vlerësoi se komuniteti hebre ka dënuar prej kohësh dhe vazhdon të dënojë të gjitha format e racizmit të drejtuara kundër myslimanëve, ngado që vijnë.

“Ne pohojmë rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve tona edhe, dhe veçanërisht, në kohë të trazuara si këto. Është thelbësore që ne të jetojmë së bashku, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si fqinjë dhe bashkëqytetarë në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.

Lutjet e mia gjithashtu janë me të gjithë njerëzit e pafajshëm që përjetojnë tmerre nga situate e vështirë. Jemi në anën e jetës dhe lutemi për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaroi Uitternberg.

Hamasi sulmoi Izraelin dhe Tel Avivi u përgjigj menjëherë. Nga sulmet, më shumë se 4100 persona kanë vdekur. Shumë vende, ku jetojnë myslimanë e hebrenj, kanë raportuar se janë rritur së tepërmi shifrat e krimeve të urrejtjes./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB