
Kush e pa Adelën me nerva dhe nuk u frikësua! Këngëtarja e njohur nuk ka ngurruar të ndalojë një moment gjatë koncertit të fundit të rezidencës së saj në Las Vegas në Caesars Palace kur një pjesëtare e audiencës bërtiti: "Krenaria është e keqe". Më pas këngëtarja mbrojti me pasion komunitetin LGBTQ+, duke bërtitur: “Keni ardhur në emisionin tim dhe më thatë Krenaria është gjë e keqe? Jeni një idiote f*******? Mos u bëj kaq qesharake. Nëse nuk ke asgjë të mirë për të thënë, hesht, mirë?'
Adele ka shumë fansa nga komuniteti LGBTI dhe e ka treguar mbështetjen e saj në shumë raste. Vitin e kaluar, ajo festoi Muajin e Krenarisë e veshur me një fustan të zi mahnitës me një ylber, ngjyrat që përfaqësojnë komunitetin./ZËRI