Bota

Erdogan sulmon sërish Izraelin: Po kryen barbari në Gaza! (AKUZA dhe Perëndimit)

Presidenti turk foli për "barbarinë" që po vuajnë myslimanët Gaza, ndërsa theksoi se Izraeli, i cili merr mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. 

E.K
Erdogan sulmon sërish Izraelin: Po kryen barbari në Gaza! (AKUZA dhe
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një sulm të ri kundër Izraelit. Kjo u pa në deklaratat e bëra prej tij këtë të martë pas mbledhjes së qeverisë. 

Presidenti turk foli për "barbarinë" që po vuajnë myslimanët Gaza, ndërsa theksoi se Izraeli, i cili merr mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. 

“Ne festuam 100 vjetorin tonë ndërsa vëllezërit dhe motrat tona po masakroheshin në Gaza dhe Palestinë. Që nga 7 tetori, vëllezërit tanë nga Gaza janë brutalizuar. Izraeli, i cili ka mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. Spitali i Miqësisë, i cili ishte dhurata jonë për vëllezërit tanë në Gaza, u vu në shënjestër të forcave izraelite. Ai ishte viktima e fundit e brutalitetit izraelit. Pacientët me kancer humbën aksesin ndaj ilaçeve. Spitalet mbeten të paprekura në luftë. Infrastruktura shëndetësore e vendit nuk mund të shkatërrohet. Izraeli vepron si një organizatë dhe jo si një shtet. Shtetet duhet të respektojnë ligjet e luftës. 8500 palestinezë u vranë si rezultat i sulmeve izraelite. Më shumë se 21 mijë vëllezër tanë u plagosën. Sipas OKB-së, më shumë se një mijë trupa janë varrosur nën rrënoja. Një pjesë shumë e rëndësishme e ndërtesave në Gaza u shkatërrua. Banorët në Gaza, të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike, uji dhe ushqimi, po masakrohen”, tha Erdogan.

Kjo nuk është hera e parë që lideri turk “shënjestron” Izraelin që pas nisjes së luftës me Hamasin. Disa ditë më parë, Erdogan deklaroi se Turqia do e shpallte Izraelin, shtet terrorist dhe se “mizoritë” e tij do ia faktonte botës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB