Bota

Sekretari i NATO-s: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar të luftës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh i shqetësuar për faktin se konflikti Izrael-Hamas mund të përshkallëzohet.

D.XH
Sekretari i NATO-s: Izraeli të respektojë ligjin
Stoltenberg

OSLO- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sërish sulmet e Hamasit në Izrael. Mirëpo, ai bëri thirrje që Izraeli të mos nisë një hakmarrje, duke u nisur nga sulmet e tmerrshme të 7 tetorit.

Stolteberg, në një fjalim para deputetëve norvegjezë, deklaroi se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar të luftës.

“Ne dënojmë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që përgjigja e Izraelit të bëhet brenda ligjit ndërkombëtar, që jetët e civilëve të mbrohen dhe që ndihma humanitare të arrijë në Gaza”, tha Stoltenberg përpara deputetevë të Norvegjisë.

Stoltenberg më 11 tetor u shpreh se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej, por se ai priste që përgjigja ndaj sulmeve të Hamasit të ishte proporcionale.

Shefi i NATO-s gjithashtu u shpreh i shqetësuar, për faktin se konflikti mund të përhapet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

"Irani, Hezbollahu dhe të tjerët nuk duhet të përfitojnë nga situata. Vuajtjet në javët e fundit na kujtojnë se ne nuk duhet të heqim dorë nga puna për një zgjidhje të përhershme politike paqësore të konfliktit", tha Stoltenberg.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 10 mijë njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB