Bota

Izraeli: Vramë komandantin e Hamasit, ‘truri’ i sulmeve të 7 tetorit

Izraeli tha se ka vrarë komandantin e Hamasit, Abu Ajina. Ushtria izraelite shprehet se eliminimi i tij ndihmon përparimin e forcave izraelite në enklavë.

D.XH
Izraeli: Vramë komandantin e Hamasit, ‘truri’ i sulmeve të
Abu Ajina

GAZA - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë vrarë komandantin e Batalionit Beit Lahiya të Hamasit, Nisam Abu Ajina, në një sulm ajror në Rripin verior të Gazës.

Sipas mediave izraelite , Abu Ajina ishte përgjegjës për komandimin e militantëve të Hamasit që kryen sulmin vdekjeprurës në Kibbutz Erez dhe Netiv Ha'asara më 7 tetor.

Ushtria thotë se ai ka komanduar më parë forcat ajrore të Hamasit dhe ka punuar në zhvillimin e dronëve të grupit militant. Këto drone, mendohet se janë përdorur në sulmet e 7 tetorit.

Ushtria izraelite thotë se sulmi ajror u krye pas informacionit të mbledhur nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.

Ushtria e Izraelit shton se eliminimi i këtij lideri të grupit e bën më të lehtë operacionin e ushtrisë izraelite në Gaza.

Forcat e ushtrisë izraelite vazhdojnë përparimin në enklavë, duke kundërshtuar çdo propozim, për një armëpushim të mundshëm.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se armëpushimi do të ndihmonte Hamasin dhe nuk është zgjidhja e duhur. Izraeli ka nisur operacionin tokësor në Gaza, siç shprehet, për të shkatërruar grupin militant.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 10 mijë njerëz kanë vdekur, nga sulmet e dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB