Bota

E rëndë në Francë, burri drogoi gruan për vite me radhë! Rekrutoi mbi 70 burra ta përdhunonin, më pas i filmonte

Ai u tha hetuesve se të gjithë e dinin se gruaja e tij ishte droguar dhe çdo gjë ndodhte pa dijeninë e saj.

M.M
E rëndë në Francë, burri drogoi gruan për vite me
Rasti në Avignon

FRANCË- Një burrë ka dalë në gjyq në Francë për drogimin dhe përdhunimin e përsëritur të gruas së tij, si dhe organizimin e dhjetëra burrave të tjerë për ta përdhunuar atë.

I pandehuri 71-vjeçari Dominique P, akuzohet se ka rekrutuar të huaj në internet për të ardhur në shtëpinë e tij dhe për të sulmuar seksualisht viktimën për më shumë se një dekadë. Rasti ka tmerruar Francën për përmasat masive të krimeve të rënda. Policia identifikoi të paktën 92 përdhunime të kryera nga 72 burra. Pesëdhjetë u identifikuan e u akuzuan dhe po dalin në gjyq përkrah bashkëshortit.

Viktima, tani 72 vjeç, mësoi për abuzimin vetëm në vitin 2020 pasi u informua nga policia për shkak sepse gjatë aktit ajo ishte e droguar. Gjyqi do të jetë "një sprovë e tmerrshme" për të, tha avokati i saj Antoine Camus, pasi do të jetë hera e parë që ajo sheh video prova të abuzimit.

"Për herë të parë, asaj do t'i duhet të jetojë përmes përdhunimeve që ajo duroi mbi 10 vjet," raporton BBC.

Dominique P u hetua nga policia pas një incidenti në shtator 2020, kur një roje sigurie e kapi atë duke filmuar fshehurazi nën fundet e tre grave në një qendër tregtare. Policia më pas gjeti qindra fotografi dhe video të gruas në kompjuterin e tij, në të cilat ajo dukej se ishte pa ndjenja. Abuzimi dyshohet se ka nisur në vitin 2011.

Hetuesit gjetën gjithashtu biseda në një faqe interneti në të cilën Dominique P dyshohet se rekrutonte të huaj për të shkuar në shtëpinë e tyre dhe për të përdhunuar gruan e tij. Ai pranoi para hetuesve se i dha gruas së tij qetësues të fuqishëm, duke përfshirë një ilaç për uljen e ankthit.

Përdhunuesit e akuzuar janë të moshës 26 deri në 74 vjeç, shumica morën pjesë një herë, disa morën pjesë deri në gjashtë herë, sipas prokurorëve.

Dominique P u tha hetuesve se të gjithë e dinin se gruaja e tij ishte droguar dhe çdo gjë ndodhte pa dijeninë e saj. Një ekspert u shpreh se gjendja e saj "ishte më afër komës sesa gjumit".

Gjyqi, i cili po mbahet në Parc des Expositions në Avignon, Franca jugore, do të zgjasë deri më 20 dhjetor./ ZËRI

Poll

MOS HUMB