Bota

Iu mori jetën prindëve dhe vëllait të vogël, prokurorja: 17-vjeçari vrau pa motiv! Gjyshërit të gatshëm për ta takuar

17-vjeçari nuk kishte shprehur asnjë shqetësim në ditët para vrasjeve

E.K
Iu mori jetën prindëve dhe vëllait të vogël,
Familja

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në zonën e Milanos në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë, prindërit dhe vëllanë e tij më të vogël. Hetuesit kanë arritue në përfundimin se adoleshenti nuk ka pasur një shkak madhor për të masakruar familjen e tij.

"Nga pikëpamja gjyqësore nuk kemi një motiv teknikisht të vlefshëm. Nga pikëpamja sociologjike dhe psikologjike, hetimet janë padyshim të hapura. Edhe 17-vjeçari nuk i jep vetes një shpjegim", ka thënë prokurorja Sabrina Ditaranto.

"Ai foli për një 'sëmundje' për disa ditë , një mendim për të vrarë, por jo të lidhur me familjen," shtoi ajo. Gjyshërit e djalit treguan “shumë dhimbje dhe dhembshuri” ndaj nipit të tyre.

"Ai është shumë mendjemprehtë, ai e di se ajo që ka bërë është e pakthyeshme. Ai e kuptoi që nuk mund të kthehet mbrapa, e ka shumë të qartë këtë, e di që kjo që ka bërë është e pakthyeshme”, sqaroi prokurorja.

“Babai u godit teksa shpëtonte djalin e tij”

Më pas prokurorja foli për dinamikën e vrasjeve. 17-vjeçari sulmoi vëllain e tij ndërsa ai ishte duke fjetur. Prindërit që dëgjuan zhurmat kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tij, por u përballën me sulmin e djalit të madh. Kur ata mbërritën në dhomën e gjumit, adoleshenti qëlloi me thikë fillimisht nënën e tij, dhe më pas babanë që po tentonte të ndihmonte djalin e vogël.

Për momentin 17-vjeçari ndodhet në qendrën e parë të pritjes në burgun e të miturve Beçaria në Milano. Ai akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim, duke qenë se përpara vrasjes ka shkuar në kuzhinë për të marrë thikën e mishit, e cila ishte dhe arma e krimit.

Gjyshërit e 17-vjeçarit janë shprehur të gatshëm për ta takuar atë, edhe pse kjo nuk pritet që të ndodhë deri në seancën ku adoleshenti do të njihet me masën e sigurisë.

Prokurorja Sabrina Ditaranto, duke analizuar rastin e 17-vjeçares, vuri në qendër të vëmendjes gjendjen e rënduar psikologjike të të rinjve në shoqërinë e sotme. “Vërej se të rinjtë shpesh shfaqin shqetësime të theksuara, veçanërisht në aspektet që kanë të bëjnë me shoqërinë, kjo gjë është në rritje. Dhe pastaj duhet thënë se ata nuk mund të hyjnë në një konsultim psikologjik, pa ndihmën e prindërve, dhe kjo mund të shndërrohet në një problem”, nënvizoi ajo.

17-vjeçari i arrestuar nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim të veçantë në ditët para vrasjeve, apo gjatë festës së ditëlindjes së babait të tij, në të cilën kishte marrë pjesë vetëm një mbrëmje më parë. Kohët e fundi tai kishte dëgjuar muzikë shumë të trishtë - tha Ditaranto - dhe ndryshe nga një karrierë e shkëlqyer shkollore, vitin e kaluar kishte marrë një provim në sezonin e vjeshtës, matematikën. Për ta kuptuar më mirë atë që ka ndodhur, përveç intervistave psikologjike që kërkon ligji penal për të miturit, hetuesit do të gërmojnë në pajisjet e tij elektronike, lojërat dhe bisedat e tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB