Bota

Masakër në Itali, 17-vjeçari vret prindërit dhe vëllanë më të vogël: E kisha menduar prej kohësh, ndihesha si i huaj

Pak orë para masakrës, familja kishte festuar ditëlindjen e babait, ku kishin qenë të ftuar dhe disa të afërm të familjes

E.K
Masakër në Itali, 17-vjeçari vret prindërit dhe
Familja

ITALI- Një masakër ka ndodhur në një familje në rrethinat e Milanos në Itali, ku një 17-vjeçar vrau me thikë dy prindërit e tij, dhe vëllanë më të vogël.  

Viktimat u gjetën nga policia brenda vilës së tyre të vogël në Paderno Dugnano, pasi u njoftuan nga vetë autori, i cili në telefonatë thoshte se kishte vrarë babanë e tij.

Adoleshenti ka vrarë babain, nënën dhe vëllain e tij, e më pas ka njoftuar policinë për krimin, por duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.

Paraprakisht, adoleshenti tha përpara hetuesve se ishte çuar në mes të natës, pasi kishte dëgjuar ulërimat e nënës dhe vëllait që po ekzekutoheshin nga babai, por më pas pranoi se i kishte vrarë ai të 3 anëtarët e familjes.

Momentalisht, nuk ka një motiv të qartë për këto vrasje, teksa i riu është dërguar në ambientet e paraburgimit.  Hetimet zbuluan se gjatë mbrëmjes familja kishte festuar ditëlindjen e babait 51- vjeçar, ku të ftuar ishin dhe disa të afërm.

Në dëshminë e tij para hetuesve, adoleshenti është shprehur se në familjen e tij ndihej si një trup i huaj.

“Në familjen time ndihesha si një trup i huaj, i shtypur. Nuk ka asnjë arsye të konkrete se pse i vrava. Mendova se do të çlirohesha nga shqetësimet. Asgjë e veçantë nuk ndodhi të shtunën mbrëma. Por unë e kisha menduar për një kohë, ishte diçka që më përndiqte vazhdimisht", ka thënë i riu. Ai ka treguar se është ngritur nga gjumi, ka marrë një thikë që përdorej për prerjen e mishit, dhe fillimisht ka qëlluar vëllanë e tij të vogël, më pas prindërit.

Teksa qan, ai shprehet “Nuk di si ta shpjegoj. Ndihesha vetëm mes të tjerëve”. Si në shtëpi ashtu edhe me miqtë, të cilët nuk i kanë munguar: “Nuk kam dialoguar realisht me askënd, sikur askush nuk më kuptonte”.

Sipas hetuesve, vëllai 12-vjeçar i autorit ishte ai që pësoi dhe sulmin më të egër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB