Bota

Turqia arreston Liridon Rexhepin, kreu i rrjetit financiar të Mossad. Kreu kontrolle me dron për llogari të Izraelit

Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit

E.K
Turqia arreston Liridon Rexhepin, kreu i rrjetit financiar të Mossad. Kreu
Liridon Rexhepi

TURQI- Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit, raporton Anadolu. Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Rexhepi ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.

Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për rrjetin në Turqi, të cilët përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.

Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Stambollit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.

Deshifrohet rrjeti financiar i Mossad-it

Si rezultat i operacioneve të MIT-it, është përcaktuar se Mossad-i, për personelin e tij në terren në Turqi ka transferuar para nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova. Si rezultat i monitorimit të parave, u mësua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburime në Siri përmes Western Unionit dhe kriptomonedhës. 

Poll

MOS HUMB