Bota

E rëndë! Mjekja i pret gishtin foshnjes në Shkup

Klinika ka njoftuar pas ngjarjes, se mjekja është pezulluar nga puna.

f.t
E rëndë! Mjekja i pret gishtin foshnjes në Shkup
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup. Një mjeke dyshohet se i ka prerë gishtin aksidentalisht një foshnje të porsalindur. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku po merr mjekimin e duhur.

Klinika ka njoftuar pas ngjarjes, se mjekja është pezulluar nga puna.

“Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, ku një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjes gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, po merr mjekimin e duhur”, njoftoi Klinika e Gjinekologjisë, Shkup.

Komisioni Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës./ZËRI

Poll

MOS HUMB