Bota

Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamasi: U janë marrë organet

Kufomat e transportuara nga Izraeli, u kthyen përmes Kryqit të Kuq tek autoritetet e Hamasit, të cilët i varrosën në një varr masiv në Gaza.

f.t
Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamasi: U janë marrë
pamje nga ngjarja

IZRAEL- Ushtria izraelite ktheu trupat e 80 palestinezëve të vrarë gjatë luftimeve në Gaza, pasi i zhvarrosi për të verifikuar nëse mes tyre kishte pengje izraelite.

Kufomat e transportuara nga Izraeli, u kthyen përmes Kryqit të Kuq tek autoritetet e Hamasit, të cilët i varrosën në një varr masiv në Gaza. Ndërkohë zyra e shtypit e qeverisë në Gaza në një deklaratë për 'Al Jazeera' akuzoi Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupat e kthyer palestinezë.

“Pas ekzaminimit të trupave, është e qartë se karakteristikat e të vrarëve kishin ndryshuar ndjeshëm, duke treguar qartë se regjimi izraelit kishte vjedhur organet e tyre vitale”,- thuhet në deklaratë.

Rreth 250 pengje u morën në Rripin e Gazës nga militantët e Hamasit kur ata sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor. Sulmi la rreth 1,140 njerëz të vdekur. Më shumë se 20,900 njerëz janë vrarë në sulmin hakmarrës të saj në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 55,000 janë plagosur gjithashtu./ZËRI

Poll

MOS HUMB