Bota

Sherr për këngën e Krishtlindjeve, 3 të plagosur në Gjermani

Besohet se një këngë Krishtlindjesh është bërë shkak për sherrin me mjete të mprehta.

D.XH
Sherr për këngën e Krishtlindjeve, 3 të plagosur në
Dortmund

DORTMUND – Një sherr i padëgjuar ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë, për shkak të këngës "Oh you happy". Në mbrëmjen e Krishtlindjes, dy grupe u grindën në tregun e Krishtlindjeve në Dortmund. Papritur dikush ka nxjerrë një thikë dhe për rrjedhojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Makinat e patrullës vrapuan në tregun e Krishtlindjeve, të hënën në mbrëmje. Oficerët e policisë kanë kontrolluar disa persona pranë vendit të krimit, por nuk ka pasur të arrestuar. Oficerët sekuestruan armën. Të plagosurit (30 deri në 42 vjeç) u trajtuan nga mjekët e urgjencës dhe dy prej u desh të dërgoheshin në spital. Fatmirësisht, vetëm një 30-vjeçar kishte marrë lëndime më të shumta dhe qëndroi në spital edhe gjatë natës.

Disa nga të afërmit e shqetësuar të burrit shkuan me makinë drejt spitalit, por policia arriti të qetësonte shpejt situatën. "Nuk është ende plotësisht e qartë se pse u përshkallëzua situata", tha një zëdhënës i policisë të martën në mëngjes. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për shkaqe banale, ndërsa hetimet, për të zbardhur shkakun zyrtar të sherrit, vazhdojnë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB