Bota

Masakroi gruan dhe 4 fëmijët, autori me PROFIL të gjatë dhune! A do i shpëtojë burgimit të përjetshëm?

Viktimat janë: Nëna 35-vjeçare dhe katër fëmijët e saj, një vajzë 10-vjeçare, një vajzë e dytë 7-vjeçare, një 4-vjeçare, një djalë dhe një foshnjë 9 muajshe.

E.K
Masakroi gruan dhe 4 fëmijët, autori me PROFIL të gjatë
Noe B

FRANCË- Parisi do të tronditej nga një masakër, ku si autor kishte një baba, që kishte vrarë katër fëmijët e tij dhe gruan. Autor i ngjarjes është identifikuar Noe B. Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur natën e Krishtlindjeve brenda banesës së familjes. Ishin familjarët ata që lajmëruan Policinë, e cila pasi ka shembur derën e banesës që ndodhëj në katin e parë të pallatit ka parë trupat e pajetë. Viktimat janë: Nëna 35-vjeçare dhe katër fëmijët e saj, një vajzë 10-vjeçare, një vajzë e dytë 7-vjeçare, një 4-vjeçare, një djalë dhe një foshnjë 9 muajshe. Pamjet e vendit të ngjarjes tregonin për një skenë të krimi të dhunshme.

“Nëna dhe dy vajzat kanë marrë një numër shumë të madh thikash, e pamundur për t’u llogaritur. Tek djemtë nuk u gjetën shenja të dukshme lëndimi, për të cilët autoritetet po shqyrtojnë një skenar asfiksie apo mbytjeje. Një autopsi do të kryhet të mërkurën në Paris”, thanë autoritetet.

35-vjeçari ishte “një person shumë i mirë, i njohur për të gjithë, shumë gazmor. Ajo jetonte për familjen e saj. Burri nuk punonte, ajo jetonte me familjen e saj”, u tha gazetarëve miku dhe fqinji, i cili njoftoi autoritetet. 

Një pyetje e zakonshme dhe pa përgjigje, për të gjithë në lagje për autorin ishte: "Si mund ta bënte?" 

Sipas një burimi policor, të cilin e ka konfirmuar edhe prokurori, nga këqyrja e videove të vëzhgimit të trafikut ka çuar në identifikimin e të dyshuarit.

Histori dhune dhe çrregullimesh

Që nga viti 2017, 33-vjeçari ishte nën monitorim për çrregullime psikiatrike dhe depresion. Në shtëpinë e tij janë gjetur receta për qetësues. Hetimi zbuloi një histori të kaluar të dhunës në familje mes 33-vjeçarit dhe gruas 35-vjeçare nga Haiti, të cilët u bënë çift 14 vjet më parë dhe u martuan në tetor 2023.

Në nëntor 2019, 35-vjeçari kishte goditur me thikë gruan e tij, ndërsa ajo ishte në muajin e parë të shtatzënisë. Në atë kohë, Noah B. deklaroi se ishte në depresion. Gruaja, e cila ka lindur në Haiti, kishte refuzuar të ngrinte akuza dhe tha se nuk dëshironte ndihmë nga një organizatë bamirëse për dhunën në familje.

Në teori, Noah B. përballet me burgim të përjetshëm. Megjithatë, vlerësimet psikiatrike mund të konkludojnë se i pandehuri ishte në depresion në kohën e ngjarjeve. Në këtë rast ai mund të shpallet penalisht i papërgjegjshëm. Mesatarisht, një grua vritet çdo tre ditë në Francë, ndërsa 118 gra u vranë vitin e kaluar nga partneri ose ish-partneri i tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB