
SHBA-Një tragjedi ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në SHBA. Një 23-vjeçare është qëlluar për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve. Menjëherë pas kësaj, vëllai tjetër një 15-vjeçar ka qëlluar me armë 14-vjeçarin duke e lënë të plagosur.
Diskutimi filloi teksa 14-vjeçari bënte pazar me nënën e tij dhe një vëlla tjetër 15-vjeçar, por më pas debati vazhdoi edhe në shtëpinë e gjyshes së tij, në një qytet pranë Tampës. Pikërisht aty 14-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë gjysmë automatike, shkruan La Reppublica.
Motra e tij, e cila me sa duket nuk e kishte marrë seriozisht, i kërkoi disa herë që të ulte armën dhe të ndalonte se "është Krishtlindje". Si kundërpërgjigje ai e qëlloi në gjoks dhe e vrau. Vëllai tjetër doli me një armë tjetër dhe qëlloi 14-vjeçarin, i cili i është nënshtruar një operacioni dhe nuk është në gjendje të rëndë.
14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./ZËRI