
PAMJE NGA KISHA
FRANCË-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar, i cili është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur ‘Allahu Akbar’.
Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident. Policia ka arritur të ndalojë të riun i cili ndodhej në Francë ilegalisht, i cili ka deklaruar se ishte nën efektin e alkoolit.
E gjitha sipas tij ishte thjesht një ‘shaka pa kripë’./ZËRI
Poll