Bota

Sulm në Liban, plagosen vëzhguesit e OKB-së! Izraeli mohon të ketë 'gisht'

Ushtria izraelite mohoi përfshirjen në incident.

E.K
Sulm në Liban, plagosen vëzhguesit e OKB-së! Izraeli mohon
Foto ilustruese

LIBAN- Izraeli goditi sot një automjet me vëzhgues të Kombeve të Bashkuara jashtë qytetit kufitar libanez Rmeis, thanë për Reuters dy burime në forcat libaneze të sigurisë. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga UNIFIL, misioni paqeruajtës i OKB-së në Libanin jugor, i cili po shoqëron vëzhguesit teknikë që monitorojnë Linjën Blu, e cila përcakton kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Tre vëzhgues të Kombeve të Bashkuara dhe një përkthyes u plagosën. Ushtria izraelite mohoi përfshirjen në incident.

“Në kundërshtim me raportimet, IDF nuk goditi një automjet UNIFIL në zonën e Rmeishit këtë mëngjes”, tha ushtria në një deklaratë.

Kryetari i bashkisë së Rmeishit, Milad Alam, i tha Reuters se ai kishte folur me përkthyesin dhe konfirmoi se gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Izraeli ka shkëmbyer zjarrin me grupin e armatosur libanez Hezbollah në Libanin jugor për gati gjashtë muaj paralelisht me luftën në Gaza. Granatimet e Izraelit të Libanit kanë vrarë afro 270 luftëtarë të Hezbollahut, por gjithashtu kanë vrarë rreth 50 civilë, duke përfshirë fëmijë, mjekë dhe gazetarë dhe kanë goditur UNIFIL dhe ushtrinë libaneze./ZËRI

Poll

MOS HUMB