
TIRANË- Fredi Beleri ishte një nga 7 personat e arrestuar në kufirin me Shqipërinë në vitin 1995 pasi në mjetin që ai po qarkullonte, u gjet një arsenal armësh. Një histori e vjetër, ndoshta e harruar, u rikthye në lajm nga ankesat e kandidatit për eurodeputet, Nikos Fili për Fredi Belerin, i cili u caktua nga "Demokracia e Re" si një nga garuesit për deputet në zgjedhjet e ardhshme europiane.
Kyriakos Mitsotakis mund ta konsiderojë kandidaturën "blu" të Belerit si një shenjë "patriotike" dhe "të djathtë", por duket se e shkuara e tij "e errët" do të sjellë më shumë humbje sesa fitime.
Cila është kjo e kaluar “e errët” e Belerit, të cilën pakkush e kujton dhe aq më pak e lidh me kandidatin aktual për eurodeputet të NeoDemokracia?
Fredi Beleris ishte një nga shtatë personat e arrestuar më 19 mars 1995 nga rojet kufitare greke pranë Delvinakut në Janinë, disa qindra metra larg kufirit greko-shqiptar. Në bagazhet e dy makinave të tyre ata mbanin nëntë kallashnikovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç. Ky rast mori përmasa të mëdha në shtypin e kohës. Vetë gazeta “Ta Nea”, në botimin e dalë të hënën, 20 mars 1995, mbante titullin “7 provokatorët e kapur në kufi”, me një raport të gjerë për arrestimin e të shtatëve në kufiri.
“Lidhja” me organizatën MAVI
Në të njëjtën kohë, gazetari Stavros Tzimas, në librin e tij me titull "Në plejadën e nacionalizmit", shkruante se pas arrestimit të grupit, konsiderohej se ekzistonte rreziku të përsëritej ajo që kishte ndodhur në prill të vitit 1994, duke iu referuar sulmit të organizatës "MAVI" në një komisariat në Peshkëpi ku edhe ndodhi edhe vrasja e dy ushtarëve shqiptarë.
Në fund, megjithatë, akuzat ndaj shtatë të arrestuarve në vitin 1995 u ndryshuan dhe u vendos lirimi i tyre nga burgu. Në të njëjtën kohë, kujton Nikos Filis, Beleri është reklamuar në faqen e Agimit të Artë, duke ka marrë pjesë në tubimet fashiste të LAOS dhe ka qenë i ftuar në emisionet televizive të liderit të dënuar të Agimit të Artë nazist, Nikolaos Michaloliakos, si dhe të Jorgo Karatzaferis./ZËRI