Bota

Donald Trump hedh poshtë pretendimet e drejtorit të FBI-së: Goditja u shkaktua nga plumbi

Trump, i cili është kandidati republikan presidencial për zgjedhjet e nëntorit, kritikoi Wray për komentet e tij mbi atentatin kundër tij.

f.t
Donald Trump hedh poshtë pretendimet e drejtorit të FBI-së:
Donald Trump

SHBA-Ish-presidenti i SHBA Donald Trump iu përgjigj ashpër komenteve të fundit të drejtorit të FBI-së, Christopher Wray për plagosjen e tij, duke thënë se ai u godit nga një plumb gjatë atentatit të 13 korrikut. Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump, i cili është kandidati republikan presidencial për zgjedhjet e nëntorit, kritikoi Wray për komentet e tij mbi atentatin kundër tij.

“Drejtori i FBI-së, Christopher Wray i tha Kongresit dje se nuk ishte i sigurt nëse isha goditur nga copëza, xhami apo plumb (FBI as që e kontrolloi kurrë!). Jo, ishte, për fat të keq, një plumb që më goditi veshin dhe e goditi fort. Nuk kishte xhami, nuk kishte asnjë prerje. Spitali e quajti ‘plumb në vesh’ dhe kështu ishte,” tha ai.

Sipas drejtorit të FBI-së, njeriu që tentoi të vriste Donald Trump bëri kërkime në internet se si Lee Harvey Oswald vrau presidentin amerikan John F. Kennedy. Megjithatë, atentati dhe tragjeditë që ndodhen në tubim, bën të mundur të ngrihen shumë teori konspirative./ZËRI

Poll

MOS HUMB