Bota

E fshehur në thasë me oriz/ Kapet 4 ton drogë në Barcelonë, arrestohen 10 persona

Gjatë një kontrolli në 10 kontejnerë, u gjetën gjithsej 4020 kilogramë kokainë, ndërsa 10 persona u arrestuan.

f.t
E fshehur në thasë me oriz/ Kapet 4 ton drogë në
droga e sekuestruar

BARCELONË-Policia spanjolle ka sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me oriz në portin e Barcelonës, duke shkatërruar një rrjet krimi që vepronte në Spanjë, Paraguaj dhe Britani. Sipas La Nacion kjo është sasia më e madhë që është kapur në atë port.

Gjatë një kontrolli në 10 kontejnerë, u gjetën gjithsej 4020 kilogramë kokainë, ndërsa 10 persona u arrestuan. Sipas raportit të autoriteteve thuhet se rrjeti kishte një infrastrukturë që operonte në qytetin e Asunción për të përpunuar drogën derisa e kthenin në pluhur, e paketonin në qese plastike, e vendosnin në qese orizi dhe më pas e dërgonin në Evropë.

Në Spanjë, rrjeti kriminal përbëhej nga biznesmenë të specializuar në importe dhe eksporte, të cilët ishin përgjegjës për t'i dhënë pamje të ligjshme veprimtarive të paligjshme, investitorë që siguronin kapitalin e nevojshëm për logjistikën e operacioneve dhe njerëz të sigurisë që ishin përgjegjës për mbrojtjen e ngarkesave.

Hetimi nisi vitin e kaluar kur agjentët hetuan një kompani spanjolle, me vendndodhje në Toledo, e cila do të transportonte kontejnerë me oriz nga Paraguai në portin e Barcelonës. Duke pasur parasysh dyshimin e agjentëve për ekzistencën e kokainës brenda një prej dhjetë kontejnerëve që kishin mbërritur në kryeqytetin katalanas, u ra dakord që të kontrolloheshin në mënyrë shteruese, ku Garda Civile gjeti rreth 4020 kilogramë kokainë./ZËRI

Poll

MOS HUMB