Bota

"Daulle lufte" po dëgjohen nga SHBA-të, ç'do vendoset për Iranin?

Pas rrjedhjeve të informacionit nga takimi urgjent me stafin e tij ushtarak në Shtëpinë e Bardhë, duket se presidenti Trump është më afër se kurrë vendimit për t'u angazhuar në luftë me Teheranin.

k.m.
"Daulle lufte" po dëgjohen nga SHBA-të, ç'do
Donald Trump

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania duket se kanë ndërtuar përsëri një front të përbashkët për Lindjen e Mesme. Pas rrjedhjeve të informacionit nga takimi urgjent me stafin e tij ushtarak në Shtëpinë e Bardhë, duket se presidenti Trump është më afër se kurrë vendimit për t'u angazhuar në luftë me Teheranin. Nga ana tjetër edhe qeveria britanike duket se ka dhënë urdhra të qarta për të përforcuar forcat e saj në Mesdheun Lindor, me më shumë avionë luftarakë dhe personel.

Donald Trump, pak para largimit të tij të nxituar nga samiti i G7, u takua me kryeministrin britanik Keir Stramer. Kthimi i tij në Uashington tregon se janë marrë vendime specifike në lidhje me atë që po ndodh midis Iranit dhe Izraelit. Përfshirja e drejtpërdrejtë e SHBA-së në një luftë me Iranin sjell në pah "kujtimet" e Luftës së Parë të Gjirit në vitin 1990 dhe operacionit të përbashkët SHBA-Britani në Irak në vitin 2003.

Ndërkohë nga ana tjetër, Irani, përmes Shefit të Shtabit të Ushtrisë, bëri thirrje për evakuimin e menjëhershëm të Tel Avivit dhe Haifës, ndërsa theksoi se bombardimet që kishin ndodhur deri më sot, ishin thjesht "paralajmërime", në krahasim me ato që pritet të ndodhin kundër Izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB